Thursday, November 28, 2024

Josa pas humbjes me Erzenin: “U goditëm në dy raste shumë naive sot, duhet të ishim më të kujdesshëm”

Lexo

Erzeni ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-2 dhe e kalon në tabelën e renditjes, ku tashmë pozicionohen në vendin e tretë. Pas ndeshjes, trajneri Josa foli për Oversport.

“Erzeni është skuadër që e ka treguar se cfarë mund të bëjë. E ka rritur lojën. Skuadra ime u godit në dy raste shumë naive sot. Duhet të ishim më të kujdesshëm. Kishte momente që nuk ishim të vëmendshëm në mesfushë. Te goli i dytë i pësuar kishim sërish besim se do e kthenim dhe e treguam këtë. Duhet të ishim më të qartë, shërbimet për dy qendrat e sulmit duhet të ishin më të mira.

Goli i anuluar i Mala? Balaj nuk ishte fare në trajektore, nuk kishte lidhje me offside. Balaj nuk ndikoi fare te Xhika. Ne edhe me rezultatin 2-0 reaguam dhe kur shkuam 2-1 duhet të ishim më të përqëndruar për të shkuar te barazimi e jo të pësonim golin e tretë që erdhi nga një keqkuptim.

Nonato është lojtari kryesor i Erzenit. Nuk ishte problemi te markimi personal port e krahu i djathë i joni që solli futjen e topit të Alan te Nonato. Mbrojtësit tentuan që ta kapnin në offside por gabuan. Goli i dytë nuk nisi nga Nonato por nga shmangja e Alan në krah dhe pastaj futi topin për Nonaton.

Pavarësisht kësaj ne në pjesën e dytë reaguam por duhet të ishim më të kujdesshëm. Goli i tretë ishte një mosvendosje e mirë, nuk ishim të vëmendshëm.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img