Thursday, April 25, 2024

Partizani ndalet në shtëpi nga Egnatia

Lexo

Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja mes Partizanit dhe Egnatias e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Të kuqtë kanë humbur një shans ideal për të ngushtuar diferencën me vetëm 1 pikë me Tiranën në krye.

Fillimisht ishin të kuqtë ata që e nisën vrullshëm takimin dhe kishin një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh me Tedi Carën nga pika e penalltisë. Në të 22′, sulmuesi nga Kavaja mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, por u ndal mjaft mirë nga Alen Sherri. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, të parët që kaluan në avantazh ishte Partizani në minutën e 80-të me Ëngjëll Hotin që përfitoi nga asisti i Hadrojit dhe ndali topin në rrjetë me një gjuajtje të fortë. Egnatia barazoi vetëm 7 minuta më vonë me Dwamenën.

Pas kësaj ndeshje, të kuqtë ngjiten në kuotën e 31 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Egnatia në vendin e pestë me 27 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img