Skuadra shijakase fitoi 3-2 në “Niko Dovana” në përballjen e tretë në kampionat, duke marrë plot 7 pikë nga 9 të mundshme ndaj kuqebluve. Skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani shton edhe tri pikë të vyera në renditje, për të mbetur larg zonës së ftohtë. Madje Erzeni parakalon pikërisht Vllazninë në renditje, duke u katapultuar në vendin e tretë, vetëm pesë pikë larg Tiranës kryesuese.
Sfida dhuroi spektakël me plot 6 gola, 1 i anuluar nga VAR. Pas ndeshjes, për Oversport folën Krasniqi me brazilianët Enck, Nonato dhe Alan.
Krasniqi: Jam i lumtur për sakrificën që bëri skuadra. Bëm një ndeshje shumë të mirë. Morëm nëj fitore të vuajtur. Erzeni po flet gjuhë braziliane, Nonatos i uroj më shumë gola dhe një trampolinë për jashtë. Do vazhdojmë të jemi përsëri surpriza e kampionatit.
Nonato: I kënaqur për golat, falenderoj gjithë shokët e ekipit pasi ishte një ndeshje e vështirë sot.
Enck: Nuk ishte e vështirë të kisha Balajn kundërshtar kur kam pranë vëllain tim, Krasniqin, që është shumë i fortë.
Alan: Ne fokusohemi vetëm këtu te Erzeni më pas të shohim për të ardhmen. Erzeni është ekip shumë i fortë.