Friday, April 26, 2024

Moviola-(Erzeni-Vllaznia 3-2). Jemimi: Goli i Malës ndaj Erzenit ishte i rregullt. Specialisti i gjykimit pranon se Balaj nuk ndikon tek rrezja e portjerit Xhika

Lexo

Shumë diskutime kanë shoqëruar vendimin e arbitrit Kreshnik Cjapi për anulimin e golit të shënuar nga Vllaznia me autor Malen në minutën e 40-të të sfidës, Erzeni-Vllaznia e mbyllur me rezultatin 3-2. Rezultati ishte 2-0 për Erzenin, dhe nëse goli do të quhej i rregullt, ndeshja mund të kishte pasur një ecuri tjetër.

Sinjalizimi i sistemit VAR për një rast të dyshimtë që sipas gjykimit të tyre, në momentin e goditjes së Malës drejt portës, sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka penguar rrezen e portjerit Xhika, është verifikuar më pas edhe nga vetë gjyqtari kryesor Kreshnik Cjapi, i cili ka vendosur ta bëjë të pavlefshëm golin. Gol që është kontestuar nga skuadra kuqeblu, gjatë ndeshjes dhe pas saj.

Ndërkohë, në analizën e moviolës së emisionit Proçesi Sportiv, menjëherë pas ndeshjes Erzeni-Vllaznia, specialisti i gjykimit, Lorenc Jemini, e konsideron të gabuar vendimin e arbitrit duke deklaruar se ishte gol i rregullt.

“Unë mendoj se kanë gabuar te goli. Goli nuk duhej anuluar, sepse në momentin e goditjes së topit, Balaj nuk ka qenë drejt me portierin. Quhet interferim te rrezja e portierit vetëm kur je te zona e 5-metërshit. Ajo është zona shumë delikate që ndikon.

Logjikisht lëvizja që bën Balaj nuk është lëvizje që bën për të gënjyer portierin. Ajo është për t’i hapur rrugën goditjes. Në momentin që goditet topi, Balaj nuk është drejt me portierin, është një metër më djathtas portierit. E dyta është në rrezen e portierit në zonën e 5-metërshit. Nëse je në zonën e madhe nuk interferon aq shumë, vetëm nëse je drejt fare.

Vetëm se kam diçka që e kam vënë re këto ndeshjet e fundit dhe më bën përshtypje. Në VAR shikoj që vendosen dy arbitra kryesor. Përse duhet të vendosen dy arbitra kryesor, kur në VAR duhet të jetë një kryesor dhe një asistent?! Sot (dje) këtu ishin dy kryesor. Dhe në Laç ishin dy kryesor. Dhe në Ballsh ishin dy kryesor. Ka tjetër këndvështrim për pozicion jashtë loje asistenti dhe tjetër kryesori. Nuk e kuptoj.

Të tjera seminare bën asistenti, të tjera bën kryesori. Tjetër këndvështrim ka ai për pozicionin jashtë loje, tjetër kryesori. Nuk e di. Nuk është se s’ka asistent, asistentë ka sa të duash”, tha ndër të tjera, specialisti i gjykimit, Lorenc Jemini.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img