Naxhi Shensoj, trajneri që i rikthehet drejtimit të Bylisit, në momentin e marrjes së detyrës, është deklaruar optimist duke shprehur besimin e plotë se skuadra ballshiote, nuk do të zbresë nga kategoria. Dhe, ndër të tjera, kjo fitore e sotmja në transfertën e vështirë të Laçit, është një plus më tepër në realizimin e objektivitit që kanë marë si skuadër. Duke folur pas ndeshjes, për Overt Sport, Shensoj, tha: “Jam shumë i kënaqur, uroj Laçin si skuadër dhe klub me objektiva të mëdha. Ishte një ndeshje e fortë, por ne e përqëndruam shumë mirë, dhe i duartrokas shumë futbollistët e mi. Laçi ishte më shumë agresiv ndaj nesh, jemi në situatë që çdo ndeshje për ne është një finale. Ne synojmë me mbijetu, do planifikojmë ndeshje pas ndeshje me fitu, do të mundohem që të marr maksimumin. Çdo gjë ndodh në futboll, që mund të humbë në terren i ndodh dhe Barcelonës dhe Realit, tradita ekziston në sport, por një ditë gjërat mund të ndryshojnë”.