Thursday, April 25, 2024

Dy shkodranë të Teutës, mundin Kukësin! Martini në pankinë dhe Gruda, golashënues në 25’, firmosin fitoren për durrsakët

Lexo

Teuta-Kukësi  1-0 (Shënues: Gruda 25’)

Një sfidë shumë e rëndësishme ishte ajo që u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Teuta vendase dhe Kukësi mysafir, dy skuadra që janë përfshirë në ethet e largimit nga Superiorja, u përballën në kuadrin e javës së 22-të.

Verilindorët janë të pafat kur në të 22-tën minutë, topi i goditur nga Ndreca ndalet nga shtylla. Dhe, kur mund të ishin në avantazh, 0-1, tre minuta më pas është shkodrani Ildi Gruda, i cili pas një sprinti të fuqishëm, karakteristik i tij, duke përfituar edhe nga dalja e portjerit Tafas e harkon topin në formë parabole duke e dërguar në rrjetë.

Verilindorëve i vjen sërishmi fati në derë, kur në minutën e 43-të, pas një ndëhyrje të parregullt të Dacit, gjyqtari vërshëllen për penallti. Barbosa, nuk është i saktë në ekzektutim, kjo edhe për meritë të portjerit Pano Qirko, topi grushtohet nga ky i fundit

Me rezultatin 1 me 0 për durrsakët mbyllet pjesa e parë. Ndërkohë, edhe 45 minutëshi i dytë shfaqet shumë i dyluftuar. Kuksianët këmbëngulin të barazojnë rezultatin, por nga ana tjetër, durrsakët janë më të rrezikshëm teksa është përsëri shkodrani Gruda, që e adreson topin për në rrjetën mike, dhe kur të gjithë ishin gati t’i gëzoheshin golit të dytë dhe të qetësisë, Bytyçi bën mrekullinë duke e frenuar topin në vijën fatale të portës së tij.

Minutat në vazhdim nuk ndryshojnë asgjë në rezultat, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Teutës me rezultatin 1-0. Një fitore kjo shumë e rëndësishme për bregdetarët durrsakë, ku krahas të tjerave, siglohet nga dy shkodranë, Edi Martini në pankinë dhe Ildi Gruda në pankinë, i cili ishte edhe autori i golit të fitores. Pas javës së 22-të, durrsakët ndjehen më të qetë sa i përket rrezikut të rënies nga Superiorja, pasi me28 pikët e grumbulluara janë ngjitur në vendin e shtatë të renditjes duke lënë Kukësin në vendin e parafundit me 25 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img