Italiani i pankinës së Partizanit, Xhovani Kolela, është shfaqur si asnjëherë tjetër i kënaqur me skuadrën e tij. Dhe, në një farë mënyre, ai ka të drejtë t’i gëzohet kësaj të fundit që realizoi ndaj një Erzeni që ka pasi goxha sukses gjatë këtij sezon futbollistik. Në prononcimin e dhënë për Over Sport, Kolela, ndalet edhe tek karakteri që tregoi skuadra, duke arritur të triumfoi edhe me një futbollist më pak në fushën e lojës, si rezultat i atij kartoni të kuq që Partizani e mori në minutat e para të ndeshjes.
“Nuk kam pasur kurrë dyshime te kjo skuadër. Dyshimet i keni ju, të gjithë, çdo herë ndryshohet opinioni nëse fitojmë apo jo. Jam i lumtur për klubin, sidomos për djemtë që e meritojnë se kanë punuar shumë me impenjim të madh edhe kur kemi humbur. Kanë respektin tim të plotë për këtë gjë.
Bëra gjë normale, kur mbeta me 10 çfarë të bëja, të hidhja një sulmues? Nuk kam bërë asgjë speciale, kam bërë gjërat normale, gjërat speciale i kanë bërë ata, jo unë. Jam i lumtur që tifozët kanë duartrokitur lojtarët dhe është gjëja e drejtë që duhej bërë.
Nuk më intereson të thuhet se për çfarë fitohet, mua më intereson të fitojmë. Pastaj në vijim do të bëjmë llogaritë se sa pikë kemi, dhe nëse këto pikë do të shërbejnë për të arritur një objektiv të rëndësishëm.
A nuk ka nevojë Partizani për Carën? Sinqerisht, nuk i përgjigjem kësaj pyetje. Sot Tedi duhej të pushonte, ai është lojtar i rëndësishëm për Partizanin, siç janë të gjithë. Pyetjeve për të nuk i përgjigjem. Nuk është e vërtetë që nuk ka hapësirë për Tedin dhe për të tjerët. Këtu janë të gjithë të rëndësishëm dhe skuadra është përmirësuar në këtë aspekt”, u shpreh, Xhovani Kolela.