Monday, May 6, 2024

Partizani rikthehet tek fitoret. Mund pastër Erzenin, 3-0 me një futbollist më pak në fushë. Debuton edhe shkodrani, Marçelino Preka.

Lexo

Partizani-Erzeni 3-0(Shënues: Rrapaj 45+1’, Da Silva 46’, Hoti 71’)

Partizani duket se e ka lënë pas krizën e rezultateve të shfaqur pak javë më parë. Një gjë të tillë e reflektoi edhe në përballjen me Erzenin e Shijakut, ku edhe në këtë sezon ka qënë një nga surprizat më të bukura të kampionatit, e mundi pastër 3-0.

Sfida e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Partizanin” nuk shkoi ashtu si duhet për Partizanin, pasi që në fillim të ndeshjes humbi Maget, i cili u ndëshkua me karton të kuq, pas një faulli në mesfushë. Por edhe pse me 10 futbollistë, të kuqtë nuk i lejuan hapësira Erzenit. Përkundrazi, dukej sikur ishin ata në epërsi numerike duke shtyrë shijakasit në gjysmëfushën e tyre, me miqtë që rrallëherë u shfaqën në zonë apo tentuan portën e Rexhepit.

Megjithatë, goli do të vinte vetëm me një goditje dënimi perfekte të Rrapajt në fundin e pjesës së parë, teksa në fillimin e të dytës ishte Da Silva ai i cili dyfishoi shifrat, duke bërë më të thjeshtë takimin për ekipin kryeqytetas. Goli i Hotit pak minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës vulosi gjithçka dhe i dha tre pikë të arta Partizanit që duket se ka lënë pas krahëve krizën e rezultateve.

Për t’u theksuar është se në këtë ndeshje bëri debutimin e parë zyrtar me uniformën e Partizanit, shkodrani Marçelino Preka. Shtatlarti i formuar si futbollist në Shkodër dhe i afirmur te Bylisi, u transferua me shumë bujë në merkaton e verës, nga klubi mallakastriot tek Partizani. Por, disa shqetësime në anën muskulare, të ardhura edhe nga zhvillimi i seancave stërvitore në një terren me bar sintetik, e lanë jashtë planeve të stafit teknik për shumë kohë. Ndërkohë, që sonte erdhi momenti i aktivizimit të Prekës në pjesën e dytë, gjë që u prit mjaft mirë nga tifozëria e kuqe.

Me fitoren e sotme me rezultatin 3-0 ndaj Erzenit, Partizani bën një hap përpara duke u barazuar provizorisht me Tiranën kryesuese në kuotën e 37 pikëve, e cila do të luajë nesër në transfertë me Kastriotin në orën 13:00. Ndërkohë, që Erzeni i surprizave të këndshme për shumë e shumë javë, me këtë humbje, mbetet në kuotën e 34 pikëve duke u stakuar për momentin nga grupi i skuadrave të kreut tyë renditjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img