Monday, November 25, 2024

Martini: “Kam besim te këto djem, Gruda një nga lojtarët më të mirë në Shqipëri, çuditërisht Vllaznia nuk e mori”

Lexo

Teuta është rikthyer më e fortë se kurrë duke marrë nje fitore spektakolare në “Air Albania” ndaj Tiranës me rezultatin 0-2. Pas kësaj fitoreje Edi Martini theksoi për “Oversport”:

“Fitorja? Ishte ndeshje e tensionuar, pasi ishim te tensionuar edhe para ndeshjes. Emocione që pranohen.

7 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje? Sigurisht që e prisja, pasi kam besim te këto djem. E dija që lojtarët do të reagonin.

Emiliano Vila? E prisja që Vila të bënte këtë rikthim, pasi është një lojtar fantastik dhe e di kapacitetin e tij.

Gen kampioni? Pavarësisht se çfarë pozitash kemi, por iu kam thënë djemve që jemi më mirë se në ndeshjen e parë që kemi fituar ndaj tyre. Nuk dua të përmend emra, pasi të gjithë lojtarët bënë maksimumin.

Gruda dhe kartoni i kuq? Normalisht më dhemb që doli me të kuq, pasi kemi ndeshje shumë të forta. Kam dyshimet te kartoni i verdhë i parë. Gruda është një lojtarë që e kam marr te Shënkolli. E kisha parë te të rinjtë e Vllaznisë dhe çuditërisht Vllaznia nuk e mori. E them me gojën plot se është një nga lojtarët më të mirë që luajnë në Shqipëri.

Luajtët me 5, pse ndrysho Martini, është strategji? Normalisht se unë mundohem të bëj më të mirën. Pasi studioj kundërshtarin shikoj edhe skemën që duhet të hedh në fushë.

Nëse do ishit trajner i Teutës që në verë, mendoni që do ishit pretendent për titull? Jam i sigurt që do të ishim më lart se tani, por futbolli ka momente “Jo”. Megjithatë jam i kënaqur për atë që po bëjmë. Zoti i ruajtë djemtë nga dëmtimet.

Dueli me Vllazninë, do të hakmerreni? Në fakt ndeshja me Kukësin është e radhës, ndaj shikoj këtë ndeshje”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img