Thursday, April 25, 2024

Shehi pas humbjes me Teutën: “Teuta na dominoi në top të parë dhe të dytë, na i prishi ekuilibrat”

Lexo

Tirana është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-2 nga Teuta, e cila nën drejtimin e Edi Martinit konfirmohet edhe një herë si “macja e zezë” e bardhebluve. Kjo humbje i heq mundësinë e shkëputjes në klasifikim, pasi tashmë mbeten në kuotën e 40 pikëve. Orges Shehi është shprehur pas ndeshjes:

5 fitore 5 humbje në 10 ndeshje e fundit? Është diçka evidente. Diferencat janë të vogla. Nuk e kemi vazhdimësinë e një viti më parë. Nuk jemi vetëm ne që nuk kemi vazhdimësi, por e kanë të gjithë skuadrat. Teuta na dominoi në top të parë dhe të dytë. Na i prishi ekuilibrat. Kundërshtari ishte i rrezikshëm në mesfushë. Duhet të zgjidhnim më mirë këtë ndeshje. Lojtarët e Durrësit ishim të pandalshëm. Skuadër pa grint dhe dëshirë.

Mbrojtja në vështirësi? Është shumë e vërtetë se ikja e Hoxhallarit na ka krijuar shumë vështirësi. Luajnë dy lojtarë me të njëjtat karakteristika dhe kjo nuk është gjë e mirë në qendër të mbrojtjes. Tentova të luanim nga krahët aty ku ishim më superior, por Teuta ishte dominuese. Zëvendësimet i dhanë ritëm Tiranës.

Do të kenë më shumë minuta Qefalia dfhe Gjumsi? Qefalia dhe Gjumsi janë lojtarë të rinj dhe nuk mund t’iu japim kaq shumë përgjegjësi, por kur të rikthehet Kristali do të kemë më shumë alernativa.

Lojtarët të fokusuar te derbi? Unë mendoj se sot duhet të kishim zgjidhur më mirë këtë sfidë. Në Shqipëri nuk ka skuadër të lehtë. Kur situata nuk të shkon siç duhet të shkojnë gjërat mbrapsht. Nuk mendoj se lojtarët e kishin mendjen atje, por duhet të kishim një marsh më shumë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img