Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Trajnerët Tetova dhe Çela flasin pas ndeshjes Egnatia 4-1 Kastrioti

Lexo

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur pas fitores 4-1 kundër Kastriotit:

“Desha të falënderoj çunat. Fusha jonë ishte kthyer në një makth psikologjik. Sot arritëm të fitonim me një lojë që dominuam. Patëm edhe ne momentet tona sidomos kur doli Kacbufi me të kuqe. Patëm edhe fat. Çunat u mobilizuan. Shënuam dhe golin e katërt e çdo gjë përfundoi.

Loja dhe pikët? Tani na duhen pikët. Këto ndeshje i fitojnë trajnerët. Ne duhet të jemi të kujdesshëm te kjo pikë e kampionatit. 3 pikë të lëna na çonin poshtë, ndërsa 3 pikë të marra na ngritën lart. Mendojmë për ndeshjen e radhës tani. Thyem pikën psikologjike te stadiumi ynë.

Kasa dhe Lila? E kemi diskutuar dhe përpara. Ne kemi kontigjent lojtarësh. Kishim mungesa prej kartonëve. Jackson ka shfaqur probleme te muskujt e këmbëve. Çunat janë për t’u përgëzuar sidomos në pjesën e sulmit. Rafaeli (Dwamena) nuk është ende në 100 përqindëshin e vet.

Penalltia? E thashë dhe përpara. Momenti i pritjes së penalltisë ishte si një marsh për ne. Mund të ndryshonte gjithçka sepse ishim me një lojtar më pak”, tha ai.

Krutanët u mposhtën 1-4 nga rrogozhinasit. Trajneri Emiliano Çela u shpreh për “Oversport”:

Humbja? Me vjen keq se si ndodhi. Ishim gjatë gjithë kohës në kontroll të ljës, patëm dhe qarkullim. Bëmë gabime amatoreske dhe e kishim përgatirur mirë ndeshjen, por fatkeqësisht nuk na doli ashtu. Ne patën posedimin e topit dhe bëmë lojës, por cilësia e kundërshtarit u duk, pasi shënoi golat. Barazuam dhe madje kishim dhe mundësi të kalonim në avantazh. Humbën dhe penalltinë. Nuk jam aspak i kënaqur me rezultatin. Suksese ekipit kundërshtar, morën fitoren.

Loja e zhvillua në pjesën e dytë? Është e vështirë të luash në këtë mënyrë. Jemi në limitet dhe kur je në limite duhet të fitosh lojën me armët që ti ke. 3 zëvendësimet që bëra në fillim të pjesës së dytë ishin të detyrueshme dhe për këtë vendosa të ndryshoj. Përdora të gjithë arsenalin tim. Patëm shumë probleme dhe ekipet e mia nuk janë të tilla. Dua ekip që është cinik dhe që merr pikët

Rexhinaldo? Është një lojtar që vjen prej një pauze të gjatë dhe ne u japim të bëjnë brenda limitit të tyre. Në zëvendësimet i bëjmë që t’u japim më shumë frymë dhe emergji.  Murbegu u largua tashmë presi që Rexhinaldo të bëjë mirë. Shpresoj që në vazhdim të marrim dhe rezultatet që të na rrisin moralisht për vazhdimësinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img