Thursday, March 28, 2024

(Intervista) Trajnerët Shensoi dhe Kapllani flasin pas ndeshjes Bylis 1-1 Erzeni

Lexo

Bylis dhe Erzeni janë ndarë në barazimin 1-1. Për “Oversport” Naxhi Shensoi u shpreh:

Barazimi? Kur erdha ndaj Vllaznisë dhe Kastriotit nuk luajtëm mirë por fituan në bazë të cinizmit. Por më pas filluam me filozofinë time të lojës. Erzeni nuk na vuri aspak në vështirësi. Ne  e kemi dominuar në fushë. Një penallti që ndryshoi rrjedhën e lojës. Arbitri duhet ta shikonte edhe njëher te VARI. Kartoni i kuq dhe penallti, duhet fuqi të mëdha, por nuk po na lejnë të luajmë siç ne duam. Por ne nuk dorëzohemi, pasi do të luajmë deri në fund siç ne dimë.

4 ndeshje e radhës janë të vështira? S’ka dallim se më kë përballem. Për mua të gjithë janë njësoj dhe për të gjithë kam respekt me atë që luaj. Unë vij si trajner për me luajtur mirë skuadra. Nuk i dalloj kundërshtarët, por duke nga jashtë më e vështirë. Ndeshja me Erzenin është një derbi, jo vetëm Partizani-Tirana është derbi, edhe e jona ishte e tillë, pasi luftonim për mbijetesën.

Mungesa e golave? Nuk është qëllimi i futbollt nuk është më kriju por me realizu. Nuk është qëllimi të krijosh sa më shumë , por duhet të punojmë për të shënuar sa më shumë.

Ruçi  në stol? Analizuam mirë ndeshjen dhe duke parë kundërshtarin mendova ta lija në stol. Ruçi është më vertikal dhe unë kam disa plane pasi kam analizuar kundërshtarin. Është një lojtar me cilësi të madh dhe nuk është një mesfushor klasik.

Lajthia? Nuk kemi shumë alternativa, kemi shumë mungesa dhe dëmtime. Felipe po kalonte një formë të mirë dhe ngriti përformancën e skuadrës dhe për fat të keq u dëmtua dhe nuk e çoi deri në fund kampionëtin. Lajthia është një superlojtar. Ka pak probleme para portës dhe duhet të punojë pak më shumë. Jam i kanqur me të. Kemi dhe 12 ndeshje dhe janë 36 pikë potenciale. Sa do të fitojmë e shikojmë në fund.

Erzeni mori një pikë në “Adush Muça” kundër Bylisit, një pikë që e mban në mesin  e klasifikimit. Për “Oversport” Xhevahir Kapllani u shpreh:

Moment i vështirë? Besoj se kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e luftuar nga të dyja skuarat. Vinim nga një barazim ndërsa kundërshtari vinte nga një humbje në shtëpi. Vuajtëm në fillim, por më pas ishim në ekuilibër. Në pjesën e dytë patëm probleme në mesin e fushës, pasi lamë hapësira. Duhet parë edhe njëherë goli i Ballshit, pasi lojtari jonë ishte i shtrirë. Duhejn pak “Fair-Play”. Duhet të kishim kërkuar pak më tepër do e merrnin 3 pikëshin.

Sa ndikojnë mungesat? Shpresoj që most ë kemi më shumë, pasi jemi të detyruar të bëjmë  ndryshime. Shpresoj të na rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe të mos kemi më mungesa për shkak kartonësh. Dëmtimi i Enk na prishi punë.

Egnatia dhe Kukësi në shtëpi janë ndeshjet e radhës. A do tentojë fitoret Erzeni? Është shumë e vërteteë, pasi kemi pasur edhe dëmtime. Në Ballsh edhe ksuadratv e kreut kanë hasur vështirë. Në ndeshjet e radhës nuk hyjmë për barazim pasi kërkojmë gjithmonë fitoren. Tani fokusohemi te Egnatia, pasi për Kukësin na duket pak larg.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img