Është futbollisti i momentit, jo vetem tek Vllaznia, por edhe në kampionatin shqiptar ku kryeson edhe listën e golashënuesve. Ndaj, me të drejtë vemendja ndaj këtij futbollisti gjatë këtyre ditëve të merkatos dimërore ka qënë jo e vogël. Nga sa bëhet e ditur, interesimet për ta bërë të tyrin ka pasur nga skuadra të Superiores shqiptare, por ndërkohë, së fundmi mesazhe kanë ardhur edhe nga kampionati turk. E megjithatë, në kampin kuqeblu nuk janë të mendimit që Ardit Hoxhaj të lejohet të largohet nga klubi. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga vetë KF Vllaznia përmes kordinatorit dhe menaxherit, Blendi Dibra.
“Klubi i Futbollit Vllaznia pati një ofertë financiare mjaft të mirë me kushte jashtzakonisht të mira për xhevahirin tonë Ardit Hoxhaj ku asnjë klub dhe asnjë lojtarë në Superligen shqiptare nuk do mendohej dy herë por këmbëngulja e sponsorit Alban Xhaferi dhe karakteri i hekurt i Ardit Hoxhes i thanë PO vazhdimit të projektit për #RikthiminTekSuksesi VLLAZNIA asht DASHNI”, shkruan Dibra në publikim që i bën rastit në fjalë në faqen zyrtare “Vllaznia Fanzone&Marketing, të cilen ai e menaxhon për llogari të klubit kuqeblu.
Ndërkohë, në një postim tjetër, duke pozuar me vetë futbollistin, në profilin e tij personal, Dibra shktuan:”…Nëse udhëheq me ndershmëri dhe pozitivitet do mbledhësh gjithmonë rreth vehtes një grup njerëzish me shpirt dhe me zemër që nuk ka çmim që i ndan por vetëm vlera njerëzore që i mban të bashkuar për ti dhuruar Shkodrës buzëqeshjen e munguar”.