Wednesday, November 27, 2024

KF Vllaznia dhe Rapid Wien, pranë nënshkrimit të marrëveshjes në rang klubesh

Lexo

Me ftese të Klubit te Futbollit Rapid Wien, morën pjesë në një vizitë zyrtare në Austri, në datat 5-6 mars 2023, një delegacion i Klubit të Futbollit Vllaznia i përbërë nga presidenti z.Alban Xhaferi, sekretari i përgjithshëm z.Blendi Dibra dhe drejtori sportiv z.Auron Miloti, të shoqëruar nga Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër z.Gjergj Leqejza.

Delegacioni kuqeblu më datë 5 mars ishte i ftuar nderi për të ndjekur ndeshjen më të rëndësishme të Bundesliges austriake ndërmjet SK.Rapid Wien dhe Red Bulls Salzburg (2-4), ku u pritën ngrohtësisht nga presidenti i Rapid Wien, z.Alexander WRABETZ.

Dita e hënë 6 mars u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit të dyanshëm ku menaxheri i përgjithshëm z.Werner Kuhn ka bërë një prezantim të strategjisë së zhvillimit të klubit të Rapid nëpërmjet një plani të qartë biznesi, i zhvilluar në promovimin e produkteve të cilat tregtohen nga ana e Rapid, ndërtimin e marëdhënieve me sponsorat si dhe menaxhimin e lojtarëve të akademisë dhe transfertave të suksesshme prej të cilave sigurohen të ardhura të konsiderueshme.

Gjatë diskutimeve drejtuesit e Rapid Wien u shprehën se e shohin me interes bashkëpunimin me Shqipërinë dhe specifikisht me Vllazninë e Shkodrës duke u përqendruar në identifikimin dhe zhvillimin e lojtarëve të akademise së Futbollit Vllaznia dhe mundësisë së përfshirjes së tyre në Klubin e Futbollit Rapid Wien. Për këtë qëllim në muajt në vazhdim drejtori sportiv i tij, z.Markus KATZER pritet të udhëtojë drejt Shkodrës për të ndjekur nga afër ekipet e Akademise së Futbollit Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img