Wednesday, April 24, 2024

Lajmi i fundit… Vllaznia Futsal fiton në Vlorë. Mund Flamurtarin kryesues 3-4 dhe kalon në krye të renditjes. Spikat Kiri me 3 gola

Lexo

Flarmurtari Futsal-Vllaznia Futsal 3-4

Shënuesit për Vllazninë: Kiri 3, dhe Hasa 1

Formacioni kuqeblu: Behari, Hasaj, Lera, Laçeja, Kiri(U aktivizuan: Hyseni Lekiq). Trajner: Bujar Celufaj

Lajmi i fundit vjen nga qyteti i Vlorës, aty ku Vllaznia e Futsales ka dalë fituese ndaj ekipit vendas Flamurtari Futsal. Siç e kemi theksuar edhe në komentet e ditëve të fundit, sfida e javës së nëntë, Flamurtari Futsal-Vllaznia Futsal, ka qënë padyshim ndeshja më e rëndësishme e javës së nëntë të Kampionatit Kombëtar të Futsales.

Ndeshja që vuri përballë Flamurtarin kryesues të kampionatit dhe Vllazninë e vendit të dytë, u zhvillua mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës duke qënë edhe një sfidë kyçe sa i përket fatit të titullit kampion. Kjo, për faktin se nëse vlonjatët fitonin përballë Vllaznisë krijonin shkëputjen e duhur për të siguruar titullin kampion. Por, rezultati përfundimtar ka folur për Vllazninë, e cila e fiton të gjithë ndeshjen 3-4 duke marrë kryesimin e kampionatit me pikë të barabarta me skuadrën vlonjate.

Sa i përket ecurisë së ndeshjes duhet thënë se pjesa e parë ka prodhuar vetëm një gol, ai ka qënë në favor të Flamurtarit, i cili e ka fituar këtë pjesë me rezultatin minimal, 1-0.

Ndërkohë, pjesa e dytë është shoqëruar me shumë emocione, pasi në këtë pjesë janë shënuar plot gjashtë gola. Dy prej tyre janë shënuar në portën e Vllaznisë dhe katër në portën e Flamurtarit duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me rezultatin e ngushtë 3 me 4 në favor të skuadrës kuqeblu të drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj.

Spikatjen më të madhe në këtë ndeshje e ka bërë kapiteni Fatjon Kiri, i cili ka shënuar 3 gola, ndërkohë që golin tjetër e ka shënuar Hasa.

Pas kësaj ndeshje, Kampionati Kombëtar i Futsales shqiptare është bërë edhe më interesant, pasi në krye të renditjes tashmë janë dy skuadra me pikë të barabarta. Vllaznia dhe Flamurtari kanë nga 21 pikë, me kuqeblutë që me golaverazh më të mirë, kanë të drejtën e kryesimit në vend të parë. Në vend të tretë, është Tirana me 18 pikë, por me një ndeshje më pak, për të vijuar me Diamant 12, Forcat e Armatosura 9, Eagles Land 3 dhe 1 Maji 0.

Klasikimi pas javës së 9-të:

Vllaznia 21

Flamurtari 21

Tirana 18  1 ndeshje ma pak

Diamanti 12

Forcat e Armatosura 9

Eagles Land 3

1 Maji 0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img