Tuesday, November 26, 2024

Kukësi i pandalshëm, firmos fitoren e tretë radhazi. Europa, gjithnjë e më pranë

Lexo

Kukësi-Bylis 2-0

Rashiti 64′, Gj. Taipi 80′

Kukësi vazhdon të konfirmojë formën e mirë që po kalon në kampionat. Nga një skuadër që deri vonë rrezikonte seriozisht rënien nga Superiorja, tashmë me tre fitoret radhazi, skuadra verilindore i afrohet edhe më shumë zonës Europiane, një objektiv që skuadra dhe presidenti Safet Gjici e kanë shpalosur pubkikisht.

Edhe sot në përballjen me Bylisin, skuadra e drejtuar nga Hallaçi ka bërë më të mirën duke fituar me rezultain e pastër, 2 me 0. Në fakt, ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena” filloi më mirë për Bylisin, i cili vizitoi më shumë portën kundërsahtare.

Në vijim, Ruçi mori karton të verdhë pasi rrëzimi i tij në zonën u konsiderua si simulim nga gjyqtari Laver Alla. Në të 15 minutë Kukësi pati një rast të artë shënimi por Teqja i mohoi golin Taipit. Kur kronometri shënonte minutën e 31’ Bylisi i shkoi pranë golit me Trumçin.

Në fraksionin e dytë Kukësi nisi lojën me tjetër ritëm duke shtyrë më shumë përpara në kërkim të golit. Në të 64’ Kukësi kaloi në avantazh. Rashiti goditi bukur me thembër duke realizuar golin e parë. Për të qetësuar tifozët vendas mendoi Taipi dhjetë minuta nga fundi i kohës së rregullt duke dyfishuar shifrat për ekipin e drejtuar nga Rraman Hallaçi.

Me këtë fitore, verilindorët shkojnë në kuotën e 34 pikëve duke mparakaluar Teutën që sot barazoi me krutanët por edhe Erzenin, që ka një ndeshje më pak

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img