Sunday, May 5, 2024

Kastrioti-Teuta, e mbyllin në barazim pa gola, por me shumë polemika

Lexo

Krutanët me përpkjekjet ndoshta të fundit për të siguruar pikët e mbijeteses dhe durrsakët, me formën më të mirë të Superiores në këtë fazë, luftuan fort për të marrë pikët e plota, por nuk ia arritën qëllimit.

Ndeshja e luajtur në stadiumin e Kamzës, u mbyll në barazim 0-0, por me shumë polemika. Sfida nisi me tension nga ekipet dhe kështu vazhdoi për të gjithë 90 minutëshin. Në minutën e 43’ Kastrioti ngeli me 10 lojtarë pasi Karakaçi u largua nga fusha me karton të kuq. Kapiteni u zvredh dy herë duke lënë kështu ekipin me një lojtar më pak.

Në fraksionin e dytë Teuta u mundua që të përfitonte nga superioriteti numerik, por nuk mundi të gjente golin. Ndërsa në fund të ndeshjes arbitri mori vëmendjen e të gjithë stadiumit kur u vendos përballë një vendimi të vështirë. Në minutën e 87’ të sfidës krutanët pretenduan për penallti pas një prekje me dorë të topit nga Kuro. Arbitri e akordoi, por më pas shkoi tek VAR për ta konfirmuar dhe e anuloi. Pas këtij barazimi pa gola Teuta pozicionohet në vendin e 7-të me 33 pikë dhe Kastrioti në vendin e 10-të me 24 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img