Analizë-Trajneri Nevil Dede: Barazimi në Vllaznia-Partizani. Më pëlqeu ndeshja, por më çudit mungesa e tifozëve!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri Nevil Dede, analizoi barazimin mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se ishte një ndeshje që i pëlqeu, ndërsa veçoi disa lojtarë, që kanë lënë përshtypje të mira tek ai.

Dede tha se e çudit mungesa e entuziazmit dhe tifozëve e paktë në ndeshjet e shkodranëve.

“Partizani-Vllaznia pritej ashtu. Të kuqtë vinin pas një fitoreje të rëndësishme në derbi. Besimi që mori nga fitorja në derbi, e tregoi në pjesën e parë, ku mund të kishin bërë më shumë. 

Vllaznia luftoi në çdo moment për të fituar ndeshjen, sepse barazimet nuk iu bëjnë mirë ekipeve që janë pretendente. 

Zëvendësimet që Kolela bëri, tregojnë se skuadra ishte disi e lodhur. Më pëlqeu ndeshja nga të dyja skuadrat. Një pjesën e parë Partizani kishte më shumë raste, në të dytën Vllaznia ishte pak më mirë. 

Vazhdoj të surprizohem çdo ditë nga Hadroj. Në krahun tjetër po më surprizojnë Alivoda dhe Mala. Vazhdon të më çudisë mungesa e entuziazmit në Shkodër. Mendoja se do të kishte më shumë tifozë.”, u shprej trajneri I futbollit, Nevil Dede. 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img