Tuesday, April 23, 2024

(Rubrika e tifozëve) Vllaznia-Analiza e tifozit shkodran, Ed ERRI, për situaten te kuqeblutë.

Lexo

Me sa shume aspirata e pritme fillimin e sezonit 2022-2023! Mendume tan shkodra se ky do te ishte viti i Vllaznise. Nje vllazni e kompletume ne çdo rrepart. Mendume se kete sezon skena me pas kundershtar. Erdhen lojtar si Vulaj, Marku, Mala, Shehi, Juric, Boshnjaku. Rritjet e lojtarve, si Smajli, Qarri, Coba, zbulimi i Alivodes.

Kontigjenti ekzistues i nje sezoni ma pare me lojtar si, Zogovic, Gurishta, Hakaj, Bulatovic, Heric, Hoxhaj, Kruja, Jonuzi, Aralica, Kaina, Latifi. Dhe nkry timonierin e suksesshem ne kampionatin shqiptar Josa.

U mendu, se do te ishte nje kombinim perfekt drejt rruges se titullit kampion, qe me pa durim po e presim në Shkoder e ane e mbane botes ku ka shkodran.

Presidenti e bani te veten, duke shpenzu shuma marramendese. Pritme me padurim fillimin e sezonit me pa se si do te ishte ne fushe Vllaznia. Shpejt na doli gjumi me ndeshjen hapese me Erzenin e Shijakut, nje ekip qe u duk sikur u ndertu thjesht pjesmarres ne kampionat dhe na godet me humbjen e pare. Aty u duk sikur ngarkesa e pergaditjes fizike dhe ndeshjet e Europes me Krajoven, na kishin lodhe, por edhe qe ishte vetem ndeshja e pare.

Erdhen dy fitore, nje pas nje, me Kuksin dhe Tiranen, ku u mendu se po fillote drejtimi drejt suksesit, edhe pse me lojna jo te pelqyshme. Me pas erdhi direkt “shputa” ne Rrogozhin, nje humbje, pa loje 3-0. Dhe fillimi i nje shfaqje prej gabimeve individuale, demtimi i Boshnjakut, dhe gabime te nje pas njeshme, ku ra ne sy, se nje ekip qe niset per kampion, nuk mundet me ba kto performance.

Vllaznia, jo vetem nuk arrinte me fitu 2 ndeshje rresht, por edhe loja e saj ishte pa vision. Filloi te na  paraqitej nje Vllazni e fort me te “fortat” dhe nje Vllazni e vogel me te “voglat”, ndoshta mos impenjimi apo edhe nenvlersimi.

Vijne humbje te medhaja pikesh prej kundershtarve, si Kastrioti, ku ne 3 ndeshje ka  humb 2 dhe ka fitu 1. Me Erzenin ka humb 2 dhe barazu vetem 1, me Egnatian ka humb 2 dhe barazu vetem 1, me Ballshin pa mbaru faza 3 eshte fitu nje ndeshje dhe humb nje tjeter.

Pra, me vetem 4 kundershtar, qe relativisht konsideroheshin si ma te lehta ne leter, ku ne 11 ndeshje Vllaznia ka marr vetem 8 pik.

Zhgenjyse

Tifozat ne Shkoder filluan me u merzit me kto lloj rezultatesh, ku kurrsesi nuk premtojn per nje ekip qe pretendon per titull kampion. Ne te tilla situata, zakonisht faji shkon mbi ate qe drejton. Qofte presidenti i cili per mendimin tem ja ka plotsu te gjitha kerkesat trajnerit Josa. Aq sa u shpenzu nje shume e madhe me sjell ne Shkoder nje lojtar kalibrit si Balaj. Ktu futet shprehja, qe leku nuk te garanton suksesin. Ndodhemi me pike te barabarta me Egnatian ne vend te 3 dhe 4 ku mund te thojm qe sa paguhen 4-5 lojtar te Vllaznise, paguhet krejt ekipi i Egnatias. Se, spo flasim per Erzenin, ku nje ekip i grumbullum ne minuten e fundit, por po tregojne shume deshire per konkurrence.

Perplasjet trajner me lojtar

Me aq njohuri qe kam per futbollin, di me than qe te Vllaznia ka nje problem shume te madh, pasi ka  paknaqsi te madhe ne ekip. Afrohet Vulaj, nuk lun(deshire e trajnerit, apo veto e trajnerit mos me lujt). Aralica, ku trajneri, ne intervistat e tij, deklarote parasezonale, se jemi me fat qe kemi sulmuesin qe vrapon ma shum ne superior.

Latifi, nje shpenzim goxha i madh per nje ekip si Vllaznia, qe mos me ja marr maksimumin, perkundrazi, pervec demtimeve nuk preferohet prej trajnerit.

Vllaznia e Shkodres dhe Alban Xhaferi nuk e kane  luksin te kene ne pankine ose dhe ne tribune nje investim prej afro 250-300 mije €  vjetore.

Erdhi Balaj po ashtu. Ne afro 700 minuta loje vetem 1 gol dhe ate me penallti. Duket sikur loja e Vlaznise nuk ka ate qe kerkojme tane ne Shkoder, dhe ma shume presidenti qe ka shpenzu miliona lek per me arrite me kenaq tifozet shkodran me gzu titullin kampion.

Me synin e tifozit, shikohet sikur ekipi nuk funksionon , mungon ndoshta ajo fryma e harmonise ne ekip, mungon cinizmi ne loje. Ku me plot goje, neper shume studio televizive eshte cilesu, se Vllaznia nuk po jep asgja prej pontencialit qe ka.

Kam pas shum besim te trajneri Josa qe e njef mire kampionatin shqiptar, se mund te ishte ai qe do na sjellte titullin e 10 kampion ne Shkoder. Por, sic esht nje shprehje, “Moti i mir, duket qysh nadje”.

Besoj, se , kampionati futet ne fazen e 4, ku dihen marifetet ne Shqiperi. Aleancat, arbitrat, federate, ku historikisht i kena pas kunder.

Edhe me gjendjen aktuale te ekipit s’me jep shpres kjo psikollogji qe egziston ne dhomat e zhveshjeve te Vllaznise.

Mungon harmonia

Dhe me nje psikollogji te tille, edhe me faktoret e ma siperm besoj se eshte e pamujtun me pretendu ate qe tane po e presim me padurim. Me tan rrespektin per profesor Josen, besoj se per te miren e Vllaznise duhet me ja dhan mundsine dikujt tjeter qe me ndryshu frymen ne ekip. Perplasjet e profesorit me lojtare specifik kane kriju nje paknaqsi ne kampin shkodran. Autoriteti i tepert i kalum ne “arroganc”, kane kriju ate qe thojm, mos me tu pergjigj ekipi.

Do i kisha ba kerkes presidentit te klubit qe t’bajn te pamujtunen mos ta hedhin investimin e tij dhe pritshmerite tona, ne kosh. Jane edhe 33 pik ne loje. Te ndryshojn dicka, sa nuk asht shume vone. Uroj qe ky shkrim mos te bijn ne vesh te shurdher. Me urimin qe ishalla ma e mira bahet per Vllaznine!

Ed VERRI-Tifoz, Kanada

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img