Sunday, November 24, 2024

Futboll moshat-KF Shkodra U-19 eleminon Dinamon dhe kualifikohet në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë

Lexo

Tjetër sukses i Klubit të Futbollit Shkodra në futbollin e moshave. Ekipi i futbollit U-19 që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi është kualifikuar për në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë duke konfirmuar edhe një herë punën mjaft të mirë që vazhdon të bëhet në këtë klub me elementin e ri.

Dinamo-Shkodra 1:2 (Shënues: Kullolli 30’ / Albi Shpuza 23’, Gerti Suka 90’)

E shtunë, 16 janar 2021, ora 12.00, Kompleksi Internacional Pezë Helmës Tiranë

Shkodra U-19 : Lensi Çaku, Daniljo Moleci, Arsid Temja, Luis Lera, Alban Sykaj, Ildi Xhakaj, Daniel Kodra , Gerti Suka, Roel  Oborri, Samuel Fikaj, Albi Shpuza. Trajner Rudi Piraniqi (U aktivizuan gjatë ndeshjes: Xhovano Shabi, Xhuljan Preka,  Muhamet Curri, Gjuljano Kodra)

Ndeshja

Përballja Dinamo-Shkodra për kategorinë e 19 vjeçarëve, takim i luajtur mesditen e sotme në Kompleksin Internacional Pezë Helmës Tiranë është pritur me shumë interes nga opinioni sportiv i kryeqytetit. Sipas informacionit në fjalë, të pranishëm për të ndjekur këtë ndeshje kanë qënë një numër i madh trajnerësh dhe specialistë të futbollit, mes të cilëve edhe drejtues italian të klubit Dinamo, për të mbështetur skuadrën e tyre drejt kualifikimit në turin tjetër çerekfinal. Por, përpos tyre, duke qënë se në përvojën disa vjeçare të Klubit të Futbollit Shkodra ka pasur jo pak zbulimi talentesh futbolli, interesi ka qënë jo i vogël edhe nga ana e menaxherëve të futbollit. Dhe, për hirë të së vertetes, ajo që është paraqitur në fushën e lojës ka qënë me të vertete një shfaqje e bukur sportive e konsideruar kjo si një vitrinë për futbollin e moshave. Ekipi shkodran e ka nisur në mënyrën më të mirë, kur shtatlarti Albi Shpuza, ai që shënoi në ndeshjen e kaluar ndaj Durrësit tund rrjetën dinamovite në minutën e 23-të duke e kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Por, gëzimi i shkodranëve nuk shkon gjatë, sepse vetem pas shtatë minutash lojë janë dinamovitët shënojnë me anë të Kullollit. Me barazpeshëm 1 me 1, skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve. Me t’u rikthyer në fushë për 45 minutat e dyta, lufta sportive rindezet sërishmi, ku për hirë të së vertetes, loja sulmuese dhe momentet e bukura shfaqen në radhët e të dyja skuadrave, të cilët janë në kërkim të golit të kualifikimit. Por, momenti kulmor është rezervuar për në fund të ndeshjes. Dhe, ky për fat i takon KF Shkodra, kur Gerti Suka, shënuesi i dy golave në ndeshjen e mëparshme bën mrekullinë duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare.

Është fiks minuta e 90-të, më pas ka kohë edhe për tre minuta shtesë nga arbitri, kohë të cilën Dinamo ngulmon për të barazuar dhe për ta çuar ndeshjen në penallti. Shkodranët mbrohen mirë, madje edhe kundrasulmojnë përsëri rrezikshëm duke pritur vërshëllimën përfundimtare të arbitrit që siglon fitoren e KF Shkodra me rezultatin 1 me 2 duke i kualifikuar për në turin e tretë. Sukses ky i merituar për këtë klub, që krahas konkurimit dinjitoze në Kampionatin Kombëtar të kategorinë Superiore të moshave me të dy kategoritë, U-17 dhe U-19, tashmë arrin të kualifikohet mes tetë më mirave të Kupës me 19 vjeçarët, duke pasur oreks për të ecur edhe më tej drejt fitimit të trofeut. Meritat për këtë kualifikim shkojnë natyrisht për skuadrën, futbollistët, trajnerin e parë Rudi Piraniqi, kolegun e tij Arbion Kopliku, trajnerin e portjerëve Bujar Celufaj, por edhe për strategun e këtij klubi siç njihet në opinionin sportiv, Taip Piraniqi, i cili me passion dhe këmbëngulje disa vjeçare po kalon nga suksesi në sukses.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img