Për ekipet e KF Bashkimi që drejtohen nga kryetrajneri Ervin Alushi, kjo javë ka qënë e suksesshme në konkurimin e kampionateve rajonale të grupmoshave. Bilanci i ndeshjeve, nga kategoria U-9 deri në U-15 ka pasur vetem fitore.
Kështu, për kategorinë Under-9, KF Bashkimi ka arritur të fitojë nga KF Shkodra me rezultatin 6 me 1. Autorë të golave për skuadrën e Bashkimit kanë qënë: Kola 2, Plepi 1 Spahija 1, Bushaj 1 dhe Hyseni 1.
Me fitore, madje me rezultat të thellë 7 me 0, e ka mbyllur ndeshjen e kësaj jave edhe ekipi Under-11 i KF Bashkimi. Nde përballjenme Juban Danjen, golat për KF Bashkimin U-11, I kanë shënuar: Plangaj 2, Haxhija 2. Repaj 2, Karmaj 1.
Seria e fitoreve për ekipet e KF Bashkimi këtë javë ka vijuar edhe edhe në konkurimin e kategorisë Under-13. Për këtë kategori, KF Bëshkimi ka mundur Tërbunin e Pukës(Shpresa) me rezultatin, 2 me 1, me gola të shënuar nga dyshja, Hysaj-Fangaj.
Pas tre fitoreve në kategoritë U-9, U-11 dhe U-13, në ndeshjene katërt të kësaj jave, atë për kategorinë Under-15, KF Bashkimi e ka barazuar me rezultatin 2 me 2 me ekipin Djelmnia Shkodrane. Golshenues të KF Bashkimi në këtë ndeshje, ishin Spahija dhe Molla.
Gaspër MARKU