Gazetari i sportit, Alban Xhihani, e quan mëkat pjesën e fatit, në humbjen minimale të Shqipërisë ndaj Polonisë.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhihani deklaroi se i kanë bërë përshtypje stërvitjet e Silvinjos, ku deklaroi se te Shqipëria është rikthyer alegria.
Ishte një nga ata që kur doli emri si kandidat, Silvinjo më pëlqeu. Ka eksperiencë me trajnerë si Mancini dhe Tite. Isha pro që t’i besohej drejtimi i Kombëtares. Më kanë bërë përshtypje seancat stërvitore. Kam parë një alegri të rikthyer në Kombëtare. Krijon një atmosferë e cila ndihmon lojtarët për të ardhur në Kombëtare.
Na mungon fitorja, por në ndeshjen e fundit më pëlqeu shumë mënyra sesi arritëm të shprehemi. Mbrojtja u vu shumë pak herë në rrezik. Në mesfushë më pëlqyen lojtarët. Mëkat ishte pjesa e fatit. Më shumë se fati që nuk shënon, është që pëson këto gola. Emri i madh ndoshta na trembi pak. Këtë e pashë në pjesën e parë, në të dytë u shfaqëm ndryshe.