Vllaznia-Apolonia 0-3(Shënues: Bruna Lisandra Tenutti 19’, 52’, Esther Owusu 90’)
Vllaznia-Apolonia ishte ndeshja kryesore e javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore Vajza 2026/2027. Sfida në fjalë e luajtur pasditen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ballafaqonte Vllazninë kampione në fuqi, e cila pas dorëheqjes së presidentit Lazër Matija është përfshirë në probleme jo të vogla organizimi, me Apoloninë, rivalen tradicionale për titull.
Pas humbjes së pësuar në transfertë me Teutën në javën e dytë të kampionatit, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka kërkonte fitore dhe frenim të Apolonisë që kryesonte kampionatin me pesë fitore radhazi.
Por ndodhi e kundërta, skuadra fierake u largua nga Shkodra me një fitore të pastër 0 me 3 me gola të shënuar nga Bruna Lisandra Tenutti 19’, 52’ dhe Esther Oëusu 90’. Tre pikë të rëndësishme që e shkëpusin akoma më shumë Apoloninë në krye të klasifikimit, tashmë me 18 pikë të plota, ndërkohë që Vllaznia mbetet në kuotën e 12 pikëve.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka shprehet i shqetësuar për situatën që vazhdon të rëndohet nga java në javë në kampin kuqeblu. Sipas tij, kështu nuk mund të vazhdohet më, dhe për këtë ai është shprehur se do të flas me drejtuesit e klubit për të vendosur rreth së ardhmes së tij dhe të skuadrën, ku ndër të tjera lëshoi edhe një “alarm” që skuadra edhe mund të shkrihet.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë Nikolin Leka, si dhe pamje nga ndeshja Vllaznia-Apolonia futboll femra, java e gjashtë e Superiores, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


