Saturday, August 23, 2025

Skënderbeu drejt Superiores. Sfidon Apoloninë, 4-1 për javën e 21-të

Lexo

Skendërbeu-Apolonia  4-1

(Shënues: Prençi 32’,  Temitope 47’,  Abubakari 57’,  Liço 90+3/ Umejego 71’)

Java e 21-të e Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar ka nisur me ndeshjen e sotme, Skënderbeu-Apolonia. Sfida e luajtur në stadiumin “Skënderbeu” është dominuar tërësisht nga skuadra korçare, e cila arriti të shënoi katër gola në portën mike, ndaj një të fierakëve, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me fitore nga “ujqërit e dëborës” me rezultatin, 4-1.

Goli i parë për vendasit është shënuar në minutën e 32-të, me anë të Prençit, avantazh që mbyll pjesën e parë me rezultatin 1-0. Ndërkohë, 45 minutëshi i dytë prodhon edhe katër gola, tre për Skënderbeun dhe një për miqtë nga Fieri. Autorë të këtyre golave janë, Temitope 47’,  Abubakari 57’,  Liço 90+3 për vendasit, ndërkohë që të vetmin gol Apolonia e shënon në minutën e 71-të me anë të Umejego.

Me këtë fitore, Skënderbeu kryesues përforcon pozitat duke shkuar konkretisht në kuotën e 41 pikëve ndaj 37 të Dinamos që është e dyta dhe Flamurtarit me 35 i treti, të cilët do të luajnë nesër dhe pasnesër së bashku me skuadrat e tjera të kategorisë së parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img