Monday, November 25, 2024

Shensoi: “Kishim më të pastra se sa Vllaznia, jam i kënaqur me performancën e Qardakut”

Lexo

Trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi është shprehur pas barazimit 0-0 kundër Vllaznisë për Oversport:

“Komplimenta për traditën e futbollit shkodran. Vllaznia është klubi i madh. Gjithmonë ka pasur objektiva të mëdha. Më pëlqejnë spektatorët. Janë trajnerë për mua në thonjza. E njohin futbollin. Është vetëm një minus, numri i tyre është pak. I bëj thirrje që të mbështesin Vllazninë që do Europën. Kënaqësia është e madhe kur vij këtu. Luajnë futboll. Ishte një ndeshje tipike kampionati, Vllaznia ka ende objektiva Europe. E analizuam në humbjen me Laçin.

Ndërrimi i trajnerit ishte mirë për ne. Me Tiranën luajtëm mirë. Jemi në rrugë të mirë. E pësuam golin në minutën e fundit. Atë lojën me Tiranën duhet të vazhdojmë. Nuk jam i kënaqur shumë për pjesën e parë. Është pozitive që nuk e lejuam Vllazninë të krijojë raste. Skuadra u mbrojt mirë. Patëm me Kaçorrin dy raste.

Në dhomat e zhveshjes i thashë lojtarëve që duhet të përmirësojmë lojën ofensive. Kur hyri Qardaku, jam i kënaqur me performancën e tij. Nuk i shfrytëzuam ato raste. Ne i kishim më të pastra se sa Vllaznia. Gjithmonë kur ndërron sistemin e lojës, ndërrohet edhe fizionomia e lojës. Erdhëm për 3 pikë. Ishim 51 përqind më të mirë se Vllaznia. Do të vazhdojmë. Ky është kapaciteti i këtij grupi. S’kemi të tjerë lojtarë.

Mungesa e golit? Maksimumi që mund të bëjmë me një grup lojtarësh është të kemi fizionominë e lojës. Duhet të pranojmë edhe kualitetin. Vetëbesimi për të qenë i mirë para porte. Kur afrohen te porta, diçka çalon. Do të punojmë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img