Monday, November 25, 2024

(Video) Ndërprerja e ndeshjes, Tërbuni-Turbina në kohën shtesë, reagon KF Tërbuni

Lexo

Ndërprerja e ndeshjes, Tërbuni-Turbina në kohën shtesë kur rezultati ishte i barabartë, 1-1, dhe pas anulimit të një goli të shënuar në minutën e 92-të nga vendasit, i cili solli reagimin e futbollistëve vendas, nuk është pritur aspak mirë nga klubi verior i Tërbunit. Pakënaqësitë e tyre, drejtuesit e klubit pukjan i përcjellin përmes një deklarate për shtyp, shoqëruar edhe me video me pamjet situatës së krijuar pas anulimit të golit të dytë të anuluar, që sipas tyre gjithçka është e rregullt. 

KF Tërbuni Pukë

Reagimi i Klub Futboll TËRBUNI PUKË për ndeshjen e zhvilluar sot, 01.04.23 mes ekipit tonë dhe K.S. Turbina Cërrik e pa përfunduar pasi arbitri Albano Stolaj ndërpret ndeshjen kur rezultati ishte 1-1 në minuten e 92’ ku ishin akorduar 9-të minuta shtesë. Ekipi ynë në minuten e 92-ten arrin të gjej golin e avantazhit me anë të sulmuesit, #AlbiXhabrahimi por në mënyrë të drejt për drejt pa asnjë lloj arsye arbitri ansor e anullon për pozicion jasht loje. Në atë moment lojtarët tanë drejtohen tek ansori për të kërkuar shpjegime për golin e anulluar dhe në mënyrë të pa preçedent arbitri kryesor Stolaj ndërpret ndeshjen pa asnjë lloj motivi. Nuk ka pasur në fushë tifozë nuk ka pasur hedhje të sendeve nuk ka pasur asnjë lloj presioni nuk ka pasur asnjë prekje ndaj arbitrave nga askush. Delegatët e FSHF-së i kanë kërkuar llogari arbitrit në fjalë për ndërprerjen e ndeshjes por çuditërisht treshja e arbitrave pa vërshëllyer janë futur në dhomat e zhveshjeve. Skena të turpshme nga arbitrat të cilët na kanë dëmtuar gjatë gjithë këtij kampionati. Klubi ynë dhe drejtuesit tanë disponojm pamje filmike ku gjithçka ka qënë mëse korrekte në fushen e lojës. Çdo gjë ka qënë brenda normave të një ndeshje futbolli për këtë do t’iu sigurojmë me pamje filmike në vazhdim. Është e turpshme sesi një grup arbitrash vijnë në Pukë dhe bëjnë si të duan vete pa asnjë lloj arsye. Drejtuesit tanë do të dërgojn pamjet filmike dhe fakte në FSHF që ndeshja është ndërprer në mënyrë të pa preçedent nga treshja e arbitrave me kryesor Stolaj ku nga ana jonë nuk kishte asnjë shkelje.

”Dy ngjyra një emër, TËRBUN të kam në zemer”.

#forcaKFTËRBUNIPUKË

#NEJEMIKUDOMETY

Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img