Monday, November 25, 2024

Dëmtimi i portjerit Vata, KF Tërbuni publikon fotot e rënda. Akuza për arbitrin që nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë lojtarin kundërshtar!

Lexo

Anulimi i golit shënuar në në kohën shtesë nga Tërbuni, si dhe ndërprerja e ndeshjes nga gjyqtarët me argumentin e incidenteve në fushën  e lojës, që për klubin pukjan nuk janë fare të verteta, janë vetëm një ana e reagimit zyrtar të klubit vendas, gjë që e bënë me anë të një deklarate zyrtare për publikun.

Ndërkohë, reagimi tjetër i KF Tërbuni ka të bëjë me dëmtimin e rëndë që ka pësuar portjeri i tyre, Elton Vata nga ndërhyrja me taka e futbollistit kundërshtar të Turbinës, dëmtim të cilin nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë.

“Portieri i ekipit tonë, #EltonVata u godit me taka në fytyrë nga lojtari i Turbinës së Cërrikut dhe menjehëre u dërgua me urgjencë në spital. Pamjet flasin vete i kemi mbuluar tek fotoja e dytë pasi janë vërtet të rënda, ndërsa arbitri kryesor Albano Stolaj nuk e ndëshkoj as me karton të verdhë lojtarin kundërshtar më minimalja në futboll pavarsisht se ky rast është direkt për karton të kuq. Ndërsa Stolaj ndërpreu ndeshjen vetem se lojtarët tanë protestuan tek ansori pa e goditur pa e prekur në asnjë moment. Pastaj disa palo njerz dhe media sportive po na flasin për drejtësi ose ”luftë” kur vete ”luften” e solli po Stolaj dhe tani portieri ynë Vata vuan pasojat e një palo arbitri! Klubi i KF TËRBUNI PUKË dhe tifozët Pukjanë i urojnë shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në fushen e blertë edhe më i fortë!”, thuhet në deklaratën e KF Tërbuni, shoqëruar me fotot e rënda të dëmtimit të portjerit Vata.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img