Saturday, May 18, 2024

(Video-Intervista) Volejboll-Vllaznia kualifikohet në gjysëmfinalen e Kampionatit, trajneri Kalaja i kënaqur me skuadrën, premton përballje dinjitoze me rivalin e fortë, Partizani

Lexo

Vllaznia në volejboll për meshkuj është kualifikuar në gjysëm finalen e fazës Play Off të kampionatit kombëtar, pasi eleminoi në çerekfinale Skënderbeun duke e mundur dy herë ardhazi brenda javës, 0-3 në Korçë dhe 3-1 në Shkodër.

Pas ndeshjes së dytë në “Qazim Dervishi”, trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja shprehet i kënaqur me kualifikimin, pasi në këtë mënyrë është arritur objektivi i sezonit për t’u radhitur në katër më të mirët e kampionatit. Megjithatë, për setin e parë të ndeshjes në Shkodër, ka një kritikë për djemtë e tij, pasi fitorja e ndeshjes së parë në transfertë 0-3 bëri që ato ta merrnin lehtë ballafaqimind e dytë. Gjithësesi, në tre setet e tjerë , Vllaznia doli në lojën e saj, duke arritur të dalë fituese e të gjithë ndeshjes me rezultatin 3-1, fitore që i kualikoi në gjysëmfinale.

Kundërshtari i radhës për Vllazninë e volejbollit meshkuj është përballja në gjysëmfinale me Partizanin, ekipin më në formë të kampionatit. Për trajnerin Kalaja, sfida me të kuqtë, do të jetë jo pak e vështirë për t’u kaluar, por gjithësesi, Vllaznia do të futet në fushë për të bërë më të mirën, dhe pse jo për t’u kualifikuar në finale.

(Video) Intervistën e plotë në video me trajnerin e Vllaznisë, Artan Kalaja, mund ta ndiqi në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport në YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img