Vllaznia U19-Skënderbeu U19 3-3
(Shënues: Halili 26’, Repaj 28’, Cungu 72’/ Hasaj 45’, Iftica 53’, Shuri 90’)
Vllaznia U19: Jukaj, Rroku, Selmani, Kapllanaj, Repaj, Muhaj, Zaganjori, Cungu, Shimaj, Halili, Brahimi.(U aktivizuan: Lujkaj, Dodaj, Hagrepi). Trajner: Edmond Doçi.
Skënderbeu: Duka, Bregu, Lamellarim Belulili, Burimi, Hasaj, Godday, Moses, Dalipi, Torollari, Lipo.(U aktivizuan: Iftica, Shuri, Kocaqi).
Gjyqtarë: A. Toska, G. Mënaj, K. Shehu, B. Pjetrushi
Superliga e futbollit të moshave U-19 ka regjistruar një barazim dramatik në sfidën e luajtur mesditën e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Themi dramatik, për vetë ecurinë e këtij takimi i cili prodhoi plot 6 gola, 3 në portën korçare dhe 3 në atë të Vllaznisë, por edhe me një karton të kuq për portjerin shkodran, dhe golin e barazimit shënuar nga korçarët ne minutëne 90-të.
Emocionet e këtij takimi fillojnë që në pjeën e parë, kur në harkun kohor të tre minutave, 26’-28’, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi shënojnë dy herë në portën mike të mbrojtur nga portjeri Duka me autor Klajti Halilin dhe Omer Repajn.
2 me 0 për Vllazninë, por surprizat e kësaj ndeshje fillojnë në minutën e 39-të, atëherë kur gjyqtari Toska largon me karton të kuq portjerin shkodran Jukaj. Ndërrim i detyruar për teknikun Doçi duke larguar një lojtar për të aktivizuar portjerin rezerve Lujkaj.
Moment ky që jep ndikimin e vet negativ psikologjik në radhët e kuqebluve, të cilët pësojnë golin e parë në portën e tyre në limitin e pjesës së parë. Për korçarët është Hasaj që i çon skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2 me 1 në favor të Vllaznisë.
Por, nuk mjafton me kaq, sepse miqtë nga Korça, me të filluar pjesa e dytë, në të 53-tën minutë arrijnë të shënojnë përsëri, këtë radhë me autor Iftica duke barazuar rezultatin në 2-2.
Ankthit të Vllaznisë duket se i jep fund goli mjeshtror i shënuar nga kapiteni kuqeblu William Cungu në të 72-tën minutë duke i dhënë avantazhin Vllaznisë me shifrat 3-2. Rezultat ky që u mendua se do të mbyllej i gjithë takimi, por dramaciteti i vertetë për ngjyrat kuqeblu është pësimi i golit të tretë në limitin e krejt ndeshjes, atëherë kur Shuri bararazpeshëm shifrat në 3-3.
Me këtë barazim, të dyja skuadrat qëndrojnë në pozitat e mëparshme të klasifikimit, Vllanzia e gjashtë me 13 pikë dhe Skënderbeu i shtati me 12 pikë. Ndërkohë, tabelën e klasifikimit për Superligën e moshave U-19 e kryeson Apolonia e Fierit me 22 pikë e ndjekur nga Tirana dhe Partizani, përkatësisht me 21 dhe 19-të pikë.