Monday, November 25, 2024

Trajneri shijakas Xhevahir Kapllani dhe Sebino Plaku i stafit bardheblu, komentojnë ndeshjen, Tirana-Erzeni, 3-1

Lexo

Xhevahir Kapllani(Trajner i Erzenit):

“Mendoj që nuk ishte performanca jonë më e mirë. Tirana nuk është se bëri më mirë se ne, por ua falëm ne të tre golat. Ne vinim tek kjo ndeshje për barazim ose fitore, por fatkeqësisht nuk morëm asgjë. Nuk është se ishim superiorë, Tirana e meritoi fitoren është kampionia në fuqi, e kishim thënë disa herë në stërvitje që duhet ta mbanim më shumë topin në zotërim. Alan vinte nga një periudhë pushimi, ka pasur probleme shëndetësore dhe prandaj nuk startoi që nga minuta e parë”.

Sebino Plaku(Stafi teknik-KF Tirana):

“Pjesa e parë kishte shumë volum, duele të fituara. Kishte shumë trysni, ekipi vinte nga një situatë jo normale. Abazaj vjen nga dëmtime, ka qenë një iniciativë e trajnerit Shehit për ta rrezikuar, na ndihmoi shumë, do të ketë ecuri. Përsa i përket pozicionit nuk do të jetë fiks, është më shumë i hapësirës dhe ne do të na bëjë shumë mirë. Ky është një cikël i vazhdueshëm, të gjithë mundohemi të kontribuojmë, normale që jam munduar të jap më shumë në repartin e sulmit, edhe pse kemi shumë punë përpara, kemi ende potencial për të shfaqur. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe po e shijojmë, Hasani është një sulmues që ka vazhdimësi. Brezat e rinj qenkan ndryshe, po mundohemi të përshtatemi, çdo eksperiencë që kemi do mundohemi tja japim edhe lojtarëve. Nëse do synojmë maksimumin, do japim vazhdimësi, janë shumë faktorë dhe ngjarje që kanë ndodhur në ekip, por nuk më takojnë mua të flas. Shumë lojtarë që kanë ardhur nga janari, janë rritur nga java në javë, faza e fundit do të jetë edhe më e mirë për Tiranën”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img