Superiorja hodhi pas javen e 27-te te saj, e cila ishte edhe e fundit per fazen e trete dhe behet gati per tjetren pasardhese. Departamenti i Garave në FSHF ka percaktuar edhe axhenden e plote te javes se 28-te me oraret dhe ditet e ndeshjeve. Ndeshjet do te luhen te ndara ne dy dite perkatesisht me 9 dhe 10 prill.
Kastrioti – Bylis do te ngrej siparin e javes se 28-te ne stadiumin e Kamzes teksa ndeshja eshte planifikuar te nis ne oren 15:00 te dielen e 9 prillit. Po ne kete dite jan programuar te zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera te javes se 28-te. Teuta do te pres ne stadiumin ‘’Niko Dovana’’ Laçin, me takimin qe eshte percaktuar te nis ne oren 18:00 teksa ne po te njejten ore, Erzeni do te perballet me Vllaznine ne Shkoder, ne stadiumin ‘’Loro Boriçi”.
Te henen, do te luhen edhe dy ndeshjet e tjera te javes se 28-te. Partizani do te udhetoj drejt Rrogozhines, ku do te perballet me ekipin e Egnatias në stadiumin ‘’Egnatia Arena’’ ne oren 15:00, ndersa Tirana do te luaj me Kukesin ne stadiumin ‘‘Elbasan Arena’’ ne oren 18:00.
Fatos LAMAJ