Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Trajnerët Mehmeti dhe Kumbarçe flasin pas ndeshjes Dinamo 1-0 Korabi

Lexo

Dinamo me vështirësi arriti një fitore ndaj Korabit me rezultatin 1-0. Pas kësaj fitoreje foli për “Oversport” trajneri i Bluve, Dritan Mehmeti:

Fitorja? Ishte nje ndeshje me presion, pasi na duheshin pikët. Kam dashur të jem i kujdesshëm në mbrojtje dhe me vjen keq që nuk shënuam. Patëm raste të pastra si me Markun dhe Dajën. Lojtarët kanë presionin e fitores dhe kjo bëri që të mos ishin të qartë para portës. E kam thënë gjatë gjithë javës se kjo ishte më e vështië se transferta e Vlorës. Fusha na e vështirësoi lojën.

Ngjitja në Superiore? Unë mendoj se janë edhe 5 finale të tjera. Është shumë e vështirë në ndeshjet e mbetura. Presioni sa vjen dhe rritet. Ndeshjet janë shumë të vështira dhe kjo ka bërë që të kemi presion.

Stoli? Besoj se kemi pasur shumë probleme me dëmtimet. Të gjithë lojtarët që futa në lojë vijnë nga dëmtimet. Danaj vjen pas 3-4 javësh, edhe Smaçi. Kjo bëri që lojtarët të kishin një marsh më pak.

Tekniku i Korabit, Shpendi Kumbarçe, u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 1-0 Dinamo-Korabi:

“I zhgënjyer? Më vjen keq si shkoi ndeshja kështu. Kam rezervat ndaj gjyqtarit për penalltinë dhe golin. Jam krenar, vetem me Dinamon na del një lojtar me të kuq. Krijuam mundësitë tona. Fati nuk ishte me ne. Pranojmë rezultatin.

Klasifikimi diferenca e pikëve mundësitë për të qenë pranë kreut. Luajtëm gjithçka për gjithçka.

Goli? Kam rezervat e mia. Më thanë që duhet një këndvështrim më i pastër.

Mungesa? Kemi qenë me shumë mungesa. Sot ishim pothuajse të gjithë në fushë. Nuk di çfarë të them. Prisnim më shumë. Ky është futbolli.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img