Shqipëri U19-Skoci U19 0-5
Formacioni i Shqipërisë: Klesjana Spaho (GK), Rexhina Troka, Aglia Iliadhi (C), Jehona Coka, Marinela Mema, Anversa Muça, Arlinda Kodra, Klaudia Borci, Bora Fuçia, Era Methoxha, Xhesika Ndoj. Trajner: Kreshnik Krepi
Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi mesditën e kësaj të mërkure ndeshjen e parë kundër përfaqësueses së Skocisë, e vlefshme për sfidat e raundit të dytë të Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë. Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Kreshnik Krepi u mposhtën me rezultatin 5-0 nga Skocia në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në Tiranë.
Trajneri Krepi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Klesjana Spaho (GK), Rexhina Troka, Aglia Iliadhi (C), Jehona Coka, Marinela Mema, Anversa Muça, Arlinda Kodra, Klaudia Borci, Bora Fuçia, Era Methoxha, Xhesika Ndoj.
Minutat e para të lojës ishin të balancuara për të dyja ekipet, që qarkulluan mirë topin. Vajzat kuqezi tentuan disa herë të afroheshin në portën kundërshtare, por nuk finalizuan dot. Skocezet kalojnë në avantazh të parat në minutën e 16-të, me një goditje nga jashtë zone, duke e gjetur të papërgatitur portieren kuqezi, e cila edhe pse e bën hedhjen e saj, nuk arrin dot ta pengojë topin të gjejë rrjetën. Miket realizojnë edhe golin e dytë pak minuta më vonë, duke dyfishuar shifrat. Mcaneny dyfishon shifrat nga goditja e dënimit në pozicion diagonal, duke mposhtur portieren shqiptare.
Në minutën e 41-të, skocezet gjejnë edhe rrjetën e tretë, me Adams, e cila trefishon shifrat për Skocinë. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-0 për Skocinë. Trajneri Krepi e nis me një zëvendësim pjesën e dytë, duke hedhur në fushë Klesta Agon në vend të Era Methoxhës. Pak minuta pas nisjes së fraksionit të dytë, Mcleary realizon golin e katërt për skocezet, ndërsa Mcaneny gjen edhe golin e dytë personal dhe të pestin për Skocinë në minutën e 57-të. Pak minuta para fundit të takimit, trajneri Krepi bën dy zëvendësime, duke hedhur në fushë Dalipin dhe Kurtin, në vend të Muçës dhe Fuçia-s. Me rezultatin 5-0 mbyllet ndeshja e parë e Shqipërisë kundër Skocisë.
Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë U-19 në këtë raund të dytë të Kampionatit Europian. Ndeshja tjetër e Kombëtares shqiptare do të jetë ajo ndaj Lihtenshtejnit më 11 prill mars në orën 14:30 në stadiumin ‘Air Albania’. Sakaq, më 8 prill mars, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit B4, mes Skocisë dhe Lihtenshtejnit, në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 11:30.