Kategoria e Pare vijon me 2 ndeshjet e rradhes te javes se 22-te. Në oren 15:00 kater ekipe do te zbresin ne fushen e lojes per te luftuar per objektivat e tyre. Jo vetem sot por ne te gjithe fundjaven e futbollit shqiptar syte jan te ndeshja e Vlores ku Flamurtari pret Skenderbeun ne nje ndeshje zjarri per titullin kampion.
Pesha e kesaj ndeshjeje eshte e standartit te Superiores por dy skuadrat jan ne rrugen e duhur per t’u rikthyer “tamam” aty. Korçaret kryesojn me 41 pike 1 më shume se Dinamo ndersa kuqezinjte kan 3 pike me pak dhe fitorja eshte detyrim per ta gjithmone.
Paralelisht do te luhet gjithashtu edhe Beselidhja – Tomori me beratasit qe shkojne ne “Brian Filipi” me petkun e favoritit sipas renditjes por me kampionatin që i drejtohet fundit asnje rezultat nuk eshte surprize. Beselidhja kerkon verberisht piket megjithese mbijetesa duket shumë larg ndersa Tomori vijon garen e nxehte per nje vend ne Play-Off.
Fatos LAMAJ