Saturday, August 23, 2025

Abissnet Superiore-Sot dy ndeshjet e fundit të javës së 30-të, Kastrioti-Kukësi, Partizani-Bylis

Lexo

Tre sfidat e luajtura dje, që regjistruan barazim në Egnatia-Laçi, fitore të Tiranës në Shkodër 0-1, si dhe fitore të Teutës 2-0 në derbin me Erzenin, i kanë lënë vendin dy duele të sotme, të cilat mbyllin javën e 30-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Përballjet e sotme, janë mes dy objektivave, atë mbijeteses, kur bëhet fjalë për sfidën Kastrioti-Kukësi, si dhe për titullin kampion dhe mbijetesen në duelin Partizani-Bylis.

Sfida e parë, Kastrioti-Kukësi, është planifikuar të luhet në orën 15:00, ndërkohë që e dyta, ajo Partizani-Bylis, nis në orën 18:00.

Bazuar në rezultatet e djeshme, duhet thënë se me fitoren e arritur dje në “Loro Boriçi” ndaj Vllanzisë, bardheblutë kanë thelluar përkohësisht diferencën në +8 nga Partizani që do të përballet ditën e nesërme me Bylisin. Ndërkohë Teuta ka parakaluar në renditje Kukësin dhe Erzenin duke u ngjitur në vendin e 6-të me 38 pikë në 30 ndeshje.

Kalendari i javës së 30-të të Superiores

Dje

Egnatia-Laçi, 1-1

Vllaznia-Tirana, 0-1

Teuta-Erzeni, 2-0

Sot

Kastrioti-Kukësi, ora 15:00

Partizani-Bylis, ora 18:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img