VLLAZNIA-EGNATIA 0-4 (23′ Mëllugja, 55′ Duamena, 77′ Fernando, 83′ Xhekson)
Egnatia fiton me rezultatin 0-4 përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, duke bërë që tashmë kuqeblutë të mos e mendojnë më Europën nga kampionati.
25 minutat e pjesës së parë folën për Vllazninë, por supergoli i Donald Mëllugjës në minutën e 23′ u dha avantazhin dhe qetësinë rrogozhinasve që të menaxhonin mirë lojën. Nga ana tjetër, Vllaznia nuk arriti të shfrytëzojë rastet që krijuan pranë zonës kundërshtare.
Në pjesën e dytë u prit që Vllaznia të reagonte, por ndodhi krejtësisht e kundërta. Mbrotja e vendasve ishte krejtësisht e fjetur dhe golat e miqve erdhën me radhë nga Duamena, Fernando dhe Xhekson të cilët mposhtën Zogoviç, ndërsa u shpërdoruan edhe raste të tjera të mira për shënim.
Pas kësaj ndeshje, Egnatia mori tre pikët që e shkëpusin edhe më shumë në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Vllaznia në të katërtin me 42 pikë.