Ilir Daja,i përzgjedhur si trajneri më i mirë në Kosovë, mund të shpallet kampion për herë të dytë radhazi në superligën e Kosovës. Ballkani ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion për herë të dytë rradhazi në Superligën e Kosovës. Fitorja minimale ndaj Llapit u shoqërua me barazimin e Dritës në derbin ndaj Gjilanit. takim që përfundoi me shifrat 1-1.
Tashmë kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit, Ballkani ndodhet në kuotën e 69 pikëve, dy më shumë se Drita. Nëse Ballkani do të marrë pikët e plota ndaj Ferizajit dhe Gjilanit, atëherë do të shpallet për herë të dytë radhazi kampion në histori dhe me Dajën në krye.
Në barazim u ndal edhe Prishtina e cila nuk fitoi dot me Malishevën dhe zbret në vendin e 5-të në kuotën e 45 pikëve, 2 më pak se Dukagjini që fitoi ndaj Drenicës.