Monday, November 25, 2024

Tifozëria pukjane përshëndet fitoren e kryetarit të ri të Bashkisë, Rrok Dodaj dhe kërkon të rikthejë ekipin e zemrës aty ku e meriton

Lexo

Proçesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të Bashkisë Pukë është ndjekur me vemendje edhe nga mjedisi sportiv pukjan. Pasi janë njohur zyrtarisht me rezultatet e votimit, tifozëria pukjane ka përshëndetur kryetarin e ri Rrok Dodaj. Ndërkohë, që ka falenderuar edhe kryetarin e mëparshëm Gjon Gjonaj për kontributin e dhënë ndaj ekipit të futbollit, duke i uruar suksese kryetarit të ri, Rrok Dodaj dhe duke shpresuar se do ta riktheje ekipin e tyre të zemres aty ku e meriton. Ndër të tjera, tifozëria kërkon që të mos lihet në harresë çështja e ndjekjes së problemit të dënimit të Tërbunit nga komisioni i Disiplinës në FSHF duke kërkuar nga kryetari i ri Dodaj të mbështesë çështjen e apelimit në CAS.

“Zyrtarisht sot ne si tifozë të ekipit tonë të zemres KF Tërbuni Pukë mësuam se për sezonin e ardhshëm dhe të pakten katër vite do të kemi president z. Rrok Dodaj, duke i uruar suksese dhe duke shpresuar se do ta riktheje ekipin tonë të zemres aty ku e meriton. Një falenderim gjithsesi shkon dhe për z. Gjon Gjonaj i cili dha kontributin e tij për ekipin tonë ndonse për hir të së vërtetës gjatë këtyre tetë viteve Tërbuni ka pasur luhatje nga sezoni në sezon duke zbritur dhe ngjitur nga kategoria e dytë në të paren dhe anasjelltas. Pikëpyetje të mëdha ka për çështjen e apelimit në CAS që po pregatitej dosja me të gjitha faktet për të kërkuar drejtësinë në Lozanë të Zvicres nuk dihet nëse do të ndjeket si çështje apo jo por ne si tifozë përsëri ju bëjmë thirrje të gjithëve që të ndiqet dhe mos të lihet në mes pasi e gjithë Shqipëria e shikoj sesi ne u ndëshkuam padrejtësisht. Madje dhe vetë z. Dodaj para se të fitonte zgjedhjet ka qënë totalisht kundër çdo lloj vendimi të marrë nga federata. Këtë lloj maskarlliku që na e ka bërë Armand Duka bashkë me kamikazin Stolaj nuk mund të harrohet sa të jetë jeta. Nuk duhet ta lidhim futbollin kurrsesi me politikë pasi TËRBUNI është ka qënë dhe do jetë gjithmonë i PUKJANËVE prandaj kurrsesi nuk mund të pajtohemi me këtë vendim absurd dhe ta nisim sezon e ri dhe një herë nga kategoria e dytë. Një premtim mjaft shpresdhënës z. Dodaj ju ka dhënë tifozëve duke deklaruar që:

”Ne do të angazhohemi se do rikthejmë organizimin e KF TËRBUNI PUKË si shoqëri aksionere, përmes ankandit të hapur, ku do ftohen të jenë aksionerë biznesmenë pukjanë, të cilët janë të lidhur me ekipin dhe kanë përvojë menaxheriale në këtë fushë. Ne do rikthejmë KF Tërbunin në vendin që meriton, ne do i japim futbolldashësve pukjanë ekipin e krenarisë së tyre”.

KF TËRBUNI PUKË MBI TË GJITHË

”Dy ngjyra një emër, TËRBUN të kam në zemër”

#forcaKFTËRBUNIPUKË

#NEJEMIKUDOMETY

Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img