Friday, April 19, 2024

Futboll-Kategoria e tretë/Basania mund Çermen 3-0 dhe mban vendin e tretë me 3 pikë më pak sesa Adriatiku kryesues

Lexo

KF Çerma-BasaniaFC 0-3

Golat: Ergys Puka 23’, Albert Mila 27’, Franko Colaj 58’

KF Çerma: Gurrica, Armando Prifti, Koçi, Arbër Prifti, Kiptiu, Baze, Mezini, Todo, Klajdi Prifti, Hajdari.(U aktivizuan: Lena)  

Basania FC: Muçejani, Mani, Hila, K. Zagani, Puka, Suka, Mila, Mehja, M. Zagani, Zefi, Abdija.(U aktivizuan: Vuka, Colaj, Lazri, Lami).Trajner: Haris Lika.

Gjyqtar: A. Kuçuku, E. Cena, K. Shehu, M. Bode, G. Xhafa

Faza e tretë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë të futbollit shqiptar po paraqet një formë të mirë sportive për skuadrën e Basanias. Në ndryshim nga pjesa e parë e kampionatit ku realisht rezultatet nuk ishin ato të duhurat, në këtë fazë ka një përmirësim të ndjeshëm, si në lojë dhe rezultatet.

Dhe, ky ndryshim, krahas të tjerave, duket se ka ardhur edhe nga puna që po bën me skuadrën trajneri Haris Lika, i cili është vënë në krye të skuadrës në mesin e kampionatit. Sinjalet më pozitive u dhanë javën e kaluar kur Basania mundi Skraparin me rezultatin e thellë 8-2, ndërkohë sot ka ardhur edhe fitorja tjetër e radhës.

Ndeshja e luajtur në kompleksin sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz, ka folur e gjitha për Basanian, e cila me dy golat e shënuar nga Ergys Puka dhe Albert Mila e mbyllë pjesën e parë me avantazhin 0-2. Ndërkohë, në 45 minutat e dyta, shënohet edhe goli i tretë me autor Franko Colajn, i cili tund rrjetën kundërshtare në minutën e 58-të duke vulosur fitoren e merituar të Basanias me rezultatin e pastër 3-0.

Pas kësaj jave, Kampionatin Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë e kryeson Adriatiku me 10 pikë i ndjekur nga Klosi me 9, Basania 7, Përmeti 6, Çerma dhe Skrapari me nga 0 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img