“Abissnet Superiore” rikthehet për të luajtur javën e 33-të me të gjitha skuadrat që zbresin në fushë ditën e sotme. Kastrioti do të presë Egnatian, krutanët do të luajnë shanset e fundit për të mbijetuar, ndërsa rrogozhinasit do t’i kushtojnë një rëndësi të madhe kësaj sfife, pasi në rast fitoreje, Europa është më afër.
Trajneri Tetova është shprehur: “Jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje e vështirë në transfertë ndaj Kastriotit që në këto javë të fundit ka bërë paraqitje shumë të mira, pavarësisht pozicionit që ka në tabelën e renditjes.”
Siç mësohet, ndaj Egnatias krutanët do të vuajnë mungesën e disa titullarëve, por për t’u vlerësuar mbetet fakti se edhe lojtarët zëvendësues janë paraqitur mirë. Trajneri Çela, i cili edhe personalisht do të ndjekë këtë ndeshje nga tribuna për shkak të pezullimit nga kartonët, nuk do të ketë të gatshëm për këtë takim Armando Ramin. Ndërkohë, pas Spartak Ajazit vazhdon të jetë i dëmtuar dhe me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin katër javë përpara fundit. Mungesa të tjera do të jenë edhe Eneid Kodra dhe Adolf Selmani, të cilët janë të pezulluar nga Komisioni i Disiplinës.