Monday, November 25, 2024

Partizani-Teuta në RTSH, java e fundit e kategorisë Superiore

Lexo

Të gjithë në fushën e lojës, në 90 minutat e fundit, për të dhënë verdiktet e një sezoni

“Abissnet Superiore” luan sot 90 minutat e fundit të sezonit 2022/2023, në pritje të verdikteve përfundimtare. Skuadra e vendit të parë, Partizani do të presë Teutën në “Arena e Demave”, një sfidë që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH. Të kuqtë kanë gjithçka në dorë përsa i përket titullin, me një fitore në këtë sfidë kanë të drejtën të mbajnë në duar trofeun. Nga ana tjetër është Teuta, që pretendon pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe sigurisht që humbja do i prishte planet.

Tirana, e “traumatizuar” nga ngjarjet e javës së parafundit, do të udhëtojë për në Durrës ku do të ndeshet me Erzenin. Bardheblutë me shumë mungesa nuk e kanë më “çështjen titull” në dorën e tyre, duhet të shpresojnë në një disfatë të skuadrës së kuqe dhe të mundin shijakasit, të cilët e kanë shumë të nevojshme marrjen e tri pikëve.

Vllaznia do të jetë vizitore në Ballsh, përballë një Bylisi që synon zonën play out ku do e pristë nje finale me Korabin. Shkodranët nga ana e tyre synojnë fitoren për të arritur vendin e katërt, duke shpresuar në të njëjtën kohë dhe në një humbje apo barazim të durrsakëve përballë Partizanit.

Edhe Laçi shpreson për vendin e katërt, që në këtë javë të fundit do të presë Kastriotin e rënë nga kategoria tashmë. Ndërkohë, Kukësi do të udhëtojë drejt Rrogozhinës për tu përballur me një Egnatia që e ka arritur objektivin e saj dhe të mbyllë me nder një sezon larg pritshmërive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img