Wednesday, December 11, 2024

E fundit…Enea Jorgji, gjykon sot në Ballsh, Bylis-Vllaznia

Lexo

Një nga duelet më të rëndësishme të javës së 36-të të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore është padyshim edhe ai që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, mes ekipit vendas Bylis dhe Vllaznisë mysafire.

Një sfidë ku mallakastriotët luftojnë për mbijetese në Superiore, ndërkohë që kuqeblutë kërkojnë vendin e katërt që i çon në Europë.

Nga sa mësohet, FSHF ia ka besuar këtë ndeshje për ta gjykuar arbitrit elbasanas të kategorisë FIFA-s, Enea Jorgji.

Elbasanasi Enea Jorgji në cilësinë e arbitrit kryesor do të ketë Asistent 1: Ridiger Çokaj(Lezhe), Asistent 2: Rejdi Avdo(Tirane). Arbiter i 4: Silvio Dyrmishi(Elbasan). Në VAR është: Florjan Lata(Durres)-Avar: Nertil Bregasi(Tirane). Delegat: Petrit Brahja(Tirane) dhe Vëzhgues:Sokol Çekaj(Laç)

Për Vllazninë, objektivi i vetëm në këtë ndeshje është fitorja tre pikëshe. Gjithësesi, për të realizuar objektivin Europë, nuk mjafton vetëm fitorja e kuqebluve, sepse në të njëjtën kohë duhet që rivali kryesor, Teuta që është me një pikë më shumë sesa Vllaznia në renditje, duhet të humbasë, apo edhe të barazojë me Partizanin, sfidë kjo që luhet sot në stadiumin “Arena e Demave ” të kryeqytetit, duke nisur nga ora 16:00, orë kjo që është planifikuar për të pesë duelet e Superiores për këtë javë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img