Monday, November 25, 2024

Vllaznia në Europë! Kuqeblutë fitojnë në transfertë me Bylisin 1-2 dhe rënditen përfundimisht në vendin e katërt të klasifikimit

Lexo

Ka festë në kampin kuqeblu. Pas shumë peripecish, Vllaznia e Shkodrës arrin të zyrtarizojë përfundimisht vendin e katërt në klasikimin e kategorisë Abissnet Superiore. Një vend që e humbi pikërisht javën e kaluar me atë barazim ndaj Laçit në stadiumin “Loro Boriçi” duke bërë që java e fundit, kjo e 36-ta që u luajt sot ta mbante në ankth të plotë skuadrën kuqeblu deri në sekondat e fundit të vërshëllimës së arbitrit, jo vetëm në “Adush Muça” të Ballshit, por edhe në katër stadiumet e tjera të Shqipërisë ku u luajtën sfidat e tjera të javës së fundit.

Për të shkuar në Europë, Vllaznisë i duhej patjetër fitorja me Bylisin në javën e fundit, por në të njëjtën kohë edhe humbja e rivalit Teuta që ishte me një pikë më shumë sesa Vllaznia në renditje.

Dhe, kuqeblutë janë me fat, sepse ndodhen që të dyja, fitoi Vllaznia 1 me 2 në Ballsh, ndërkohë që Teuta u mund në transfertë nga Partizani me rezultatin 2-0. Në këtë mënyrë, kuqeblutë rënditen përfundimisht në vendin e katërt duke qënë zyrtarisht në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit. Më pas rënditen, Laçi dhe Teuta me nga 48 pikë, Kukësi 45 pikë, Erzeni 40 pikë, si dhe Bylisin dhe Kastriotin në vendin e 9 dhe të 10, të cilët zbresin nga kategoria Superiore.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img