Egnatia-Kukësi 0-1 (Shënues: Sh. Taipi 55’)
Kukësi ka vuajtur shumë në këtë sezon futbollistik. Ndonëse në fillimet e javëve të para të kampionatit nga kampi verilindor flitej për objektiva të lartë, deri edhe për titull, gjatë rrugës skuadra kuksiane u shpërfytyrua duke vijuar të qëndrojë në të shumtën e rasteve në katin e poshtëm të renditjes.
Investimet e presidentit Safet Gjici, gati-gati u hodhën në erë, por realisht ardhja në krye të skuadrës e trajnerit Rraman Hallaçi, një djalë puro kuksian, bënë së skuadra verilindore të japë disa shkëndija pozitive.
Gjithësesi, u desht java e fundit e fundit e kampionat, ku tre pikëshi i marrë në transfertë me Egnatian, falë golit të shënuar nga Shqipërim Taipi në minutën e 55-të, ishte përcaktues për qetësinë e qëndrimit në kategorinë Superiore.
Nga ana tjetër, Egnatia e mbylli sezonin në vendin e tretë në klasifikim duke arritur një rezultat historik. Ndeshja e radhës për Egnatian do të jetë në datën 1 qershor ndaj Tiranës në Kupë.