Friday, April 19, 2024

Olsi Rama: “Kemi besuar gjithmonë, falënderues për tifozët dhe presidentin, më në fund Partizani është në shtëpinë e vet”

Lexo

Partizani u rikthye te suksesi në kampionat pas 3 vitesh. Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, pas fitores së titullit kampion nuk e fshehu gëzimin e tij:

“Ishte e bukur dhe e veçantë kur shoh lojtarë që kanë triumfuar. Ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i bukur. Kemi besuar gjithmmonë dhe ju them çunave të besojnë në kualitet dhe të japin maksimumin tonë. Jam falënderues për tifozët dhe presidentin sepse më në fund Partizani është në shtëpinë e vet.

Europa? Plani është të festojmë titullin. Kjo loja e nervave na ka bërë të pushojmë por dihet që ka shumë punë. Të fitosh është bukur, por ta mbrosh është edhe më e vështirë. Titulli i para 3 viteve ishte i pari pas shumë viteve. Kemi edhe shumë për të treguar. Isha shumë skeptik sepse stadiumet që kanë ndërtuar stadiume kanë pasur probleme por ne e thyem atë gjë dhe dolëm kampion.  Dy tituj në 5 vite nuk janë pak por të mos harrojmë që është Partizani, një emër i madh dhe duhet të rikthejmë shijen e suksesit në ngjyrën e kuqe.

 

Kolela? Ne gjithmonë kur një ekip bën zgjedhje, shpreson për më të mirën dhe kjo na doli më e mira”, tha Rama për “Oversport”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img