Në klubin kuqeblu të Vllaznisë vijojnë të punojnë për formatimin e skuadrës së re. Krahas blerjeve të reja, të cilat deri më tani janë tre të tilla, dy shkodranët Ildi Gruda dhe Eslit Sala, të cilët rikthehen në Shkodër pas përvojave të tyre, i pari te Teuta e Durrësit dhe i dyti në futbollin maltez, si dhe maqedonasit Dodev, drejtuesit e klubit shkodran kanë zyrtarizuar edhe largimet.
Në komunikatën zyrtare të shpërndarë për mediat mbrëmnjen e sotme, klubi kuqeblu njofton për ndërprerjen e marrëdhënieve edhe me elbasanasin Dajan Shehi, futbollist që ishte pjesë e repartit të mbrojtjes së Vllaznisë për sezonin që lamë pas.
“KF Vllaznia bën të ditur se futbollisti Dajan Shehi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës tonë. Rrugëtimi i tij i dytë me fanellën kuqeblu merr fund këtu. E falenderojmë për gjithçka ka dhënë dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, shkruhet në noftimin zyrtar të klubit kuqeblu.