Saturday, July 27, 2024

Vllaznia-Zyrtare, largohet përgatitësi atletik Mihail Tzokov, e zëvendëson lezhjani Aurel Locaj

Lexo

Në prioritetin e Vllaznisë së re, e cila ka nisur të ndërtohet nën drejtimin e Drejtorit Sportiv, Elvis Plori është prania e sa më pak të huajve në kampin kuqeblu duke kërkuar të ulen në këtë mënyrë shpenzimet e tepërta akomoduese që vijnë nga prania e tyre në Shkodër.

Në vijim të kësaj nisme është edhe lëvizja më e fundit që drejtuesit kuqeblu kanë bërë në lidhje me pozicionin e përgatitësit atletik, i cili deri më tani është mbajtur nga bullgari Mihail Tzokov.

Në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia përcolli mbrëmjen e sotme për median, bën të ditur largimin bullgarit Tzokov.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin e përgatitjes atletike Mihail Tzokov. E falenderojmë për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë gjatë këtyre dy sezoneve dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, shkruhet në njoftimin në fjalë.

Një lëvizje e tillë ka ditë që është projektuar të realizohet, madje duke gjetur edhe zëvendësuesin e bullgarit Tzokov. Ai është lezhjani, Aurel Locaj, me një përvojë të pasur në këtë sektor duke qënë sezonin e kaluar pjesë e stafit teknik të KF Erzeni me të cilin mbylli bashkëpunimin pak ditë më parë duke pasur si destinacion kuqeblutë. Në të njëjtën kohë, Locaj ka qënë i përgjedhuri i FSHF-së si përgatitës atletik edhe në shërbim të ekipeve kombëtare të moshave.

Në fakt, gjatë seancës stërvitore të ditës së djeshme, rolin e përgatitësit atletik në seancën e kuqebluve e luajti Fatjon Kadija, i cili e kyen këtë detyrë në Akademinë e Futbollit Vllaznia.

Ndërkohë, që në seancën e pasditës së sotme, e dyta radhazi për kuqeblutë, me stafin e ri është bashkuar edhe Aurel Locaj, i cili është angazhuar menjëherë në pozicionin e tij duke drejtuar minutazhin e pjesës atletike të skuadrës. Në këtë mënyrë, burimet zyrtare të KF Vllaznia bëjnë të ditur se Locaj ka nisur punën me kohë të plotë në stafin e KF Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img