(Video) Eldis Kraja, 23 vjeçari shkodran që preferon uniformën kuqeblu. Pas përvojës në Itali, Qipro dhe Kroaci, por edhe titullit kampion me Tiranën, gati për Superioren shqiptare

Lexo

- Reklamë -spot_img

Eldis Kraja, është një futbollist shkodran i dalë nga Akademia Vllaznia, i cili karrieren sportive e vazhdoi në Itali, Qipro dhe së fundmi në Kroaci ku është aktivizuar në rreth 22-23 ndeshje të kampionatit.

Më herët, Kraja ka kaluar një përvojë pozitive edhe me Tiranën ku edhe është shpallur kampion i Shqipërisë. Ndërkohë, gjatë këtyre viteve, Eldis Kraja ka qënë pjesë edhe e ekipeve kombëtare U-19 dhe U-21.

Mosha e tij 23 vjeçare përkon edhe me strategjinë e KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik, ndaj përpos ofertave në klubet e tjera të Superiores, Kraja që luan si mesfushor-sulmues anësor, preferon të veshë uniformën e Vllaznisë.

Këto ditë është me pushime pranë familjes së tij në Shkodër, dhe është parë nën shoqërinë e ish futbollistit të kombëtareës, Rudi Vata, aktualisht edhe në rolin e menaxherit të futbollit duke projektuar lëvizjen e radhës.

Sipas Vatës, kemi të bëjmë me një futbollist me tipare shumë cilësore sa i përket repartit të sulmit, që sipas tij është tip Latifi i dytë për lojën që ai demostron në fushë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Eldis Kraja, bën të ditur se pas kthimit nga Kroacia ka pasë kontakte me klube të ndryshme të Superiores, por dëshira e tij është luaj për Vllazninë.

(Video) Intervistën me futbollistin Eldis Kraja, mund ta ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE. Ndërkohë që bashkangjitur janë edhe disa pamje të Krajës në ndeshjet e zhvilluara me skuadrat e ndryshme.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img