Monday, November 25, 2024

(Video) Kombëtarja zhvillon seancën e radhës në stadiumin ‘Air Albania’. Gjimshiti & Veseli nuk stërviten me grupin

Lexo

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve të qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Në ndryshim nga ditët e tjera, skuadra u zhvendos këtë të mërkurë në stadiumin ‘Air Albania’, duke zhvilluar kështu një seancë stërvitore në vendin ku do të zhvillohet ndeshja, për t’u përshtatur më shumë me terrenin sportiv ku do të luajnë të shtunën e 17 qershorit. Grupi i lojtarëve të pranishëm punoi fillimisht me disa ushtrime me topin dhe më pas kanë provuar edhe disa situata të ndryshme loje.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy mbrojtësit Berat Gjimshiti dhe Frederic Veseli nuk ishin të pranishëm sot në këtë seancë stërvitore. Berat Gjimshiti është bërë baba për herë të dytë dhe ka marrë leje te trajneri Silvinjo për t’iu bashkuar familjes, ndërsa do të rikthehet sërish nesër pranë skuadrës.

Ndërkaq, mbrojtësi Frederic Veseli ka marrë një goditje në shpatull në ndeshjen e kontrollit të së martës. Problemi nuk është serioz dhe mbrojtësi kuqezi pritet të rikthehet sërish pranë skuadrës nesër.

Vetëm tre ditë kanë mbetur nga ndeshja e parë ndaj Moldavisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit ‘Gjermani 2024’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img