Monday, July 22, 2024

Futsall/ Shqipëria barazon në miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi

Lexo

Shqipëria e futsallit barazoi me rezultatin 2-2 miqësoren e dytë me Malin e Zi, të programuar për këtë muaj. Në takimin e dytë të zhvilluar në qytetin e Nikshiqit në shtetin fqinj, kuqezinjtë zhvilluan një përballje shumë të luftuar, ku nuk munguan rastet e shumta për gol nga të dyja skuadrat.

Trajneri i Kombëtares së futsallit, Erind Resuli hodhi në fushë këtë pesëshe titullare: Christiano Da Silva Cardoso, Azem Brahimi (C), Ermir Kryeziu, Halim Selamaj, Arif Limani

Nga njëra portë në tjetrën, nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat në pjesën e parë të takimit.   Në minutën e gjashtë, Endrit Kaca kaloi në epërsi kuqezinjtë, me një goditje shumë të fortë nga mesi i parketit. Avantazhi zgjat pak për Shqipërinë, pasi malazezët barazojnë rezultatin dy minuta më vonë. Gjithçka mbyllet me rezultatin 1-1 në pjesën e parë të kësaj miqësoreje të dytë kundër Malit të Zi.

Sakaq, në fraksionin e dytë të ndeshjes, të dyja skuadrat kërkojnë golin e fitores, për mos ta mbyllur këtë ndeshje në barazim. Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, malazezët dyfishojnë shifrat në minutën e 12-të të takimit. Portieri ynë grushton fillimisht topin, por në zonë gjendet një prej lojtarëve malazezë, i cili dërgon topin në rrjetë. Kuqezinjtë nuk ndalen, por barazojnë rezultatin në 2-2, pas një goli të Arif Limanit në minutën e 14-të. Shifrat nuk ndryshojnë dhe ndeshja mbyllet me rezultatin e barabartë 2-2.

Edhe në miqësoren e parë, Shqipëria barazoi me rezultatin 0-0. Kombëtarja e futsallit i jep fund kështu grumbullimit katër-ditor me këto dy miqësore shumë të rëndësishme për stafin teknik e Kombëtares, që prej kohësh po punon fort për të zbuluar futbollistë të rinj në kuadër të rinovimit të skuadrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img